Recetë tradicionale byrek me qumësht që nuk duhet të mungojë në tavolinë.

Në një enë të madhe hedhim vezët dhe qumështin duke i trazuar vazhdimisht, shtojmë dhe pak kripë. Sugjerohet që masa të hidhet në një tepsi që ta keni më të lehtë të lagni petët.

Gjalpin e shkrijmë dhe e lemë në ambient të ngrohtë. Një pjesë të gjalpit e hedhim në tepsi duke e lyer të gjithë sipërfaqen e saj që të mund të fillojmë me ndërtimin e petanikut

Është e rëndësishme që peta e parë mos laget dhe copëtohet por të jetë sa më e plotë. Vendosim petën e parë dhe më pas fillojmë me një petë tjetër duke e lagur me përzierjen me qumësht dhe sipër i hedhim pak gjalpë. Përsërisni këtë proces në çdo petë.

Petët në momentin që lagen me qumësht duke qenë se janë shumë të thata mund të copëtohen, prandaj mundohuni ti vendosni të gjitha pjesët në mënyrë sa më të rregullt në tepsi. Vazhdoni me këtë proces por sigurohuni që petët të lagen sa më mirë.

Kur të jenë shtruar të gjitha petat, me majat e gishtave shtypni pjesët anësore që të kuptoni që petët janë lagur plotësisht. Në rast se ka sipërfaqe të pa lagur mund ti hidhni pak nga përzierja sipër.

Në fund të këtij procesi hedhim gjalpin e mbetur dhe e vendosim në furrë. Furra sugjerohet të ndizet paraprakisht, pjekja bëhen në temperaturë 200°C për 30 minuta.
Ingredients
Directions