Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk do te perdorim maja buke.

Përziejmë vezët kosin kripën dhe i trazojmë mirë.

Miellin e situr e përziejmë me sodën dhe e hedhim në një enë qelqi duke e situr. Miellin e shtojmë ne perzierjen e kosit me vezen. Miellin e punojmë për gati 7-8 minuta. Më pas enën e mbulojmë dhe e lemë të pushojë për gati 40 minuta. Brumi nuk duhet të të fryhet.

Më pas brumin e vendosim në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell, i japim nja 2-3 ngjeshje dhe e hapim me okllai një petë me trashësi 0,5 mm. Petën e presim në forma rrethore ose katrore sipas dëshirës.

Petullat i pjekim në zjarr mesatar në një enë me vaj të bollshëm për skuqje ,duke i kthyer nga të dyja anët. Karakteristikë e këtyre petullave është sepse ato fryhen shumë dhe mund ti mbushim brenda me djathë ose me çdo gjë që dëshirojmë.
Ingredients
Directions