Për sot kam rezervuar për ju recetën e Cheesecake. Zakonisht baza e cheesecake pregatitet vetëm me biskota dhe gjalpë, por do t’ju sugjeroja të shtoni edhe kanellë dhe karafil pluhur, për më tepër aromë dhe shije. Shpresojë t’ju pëlqejë.

Fillimisht bëni gati formën ku do vendosni bazën e cheesecake-ut. Ose lyejini siperfaqen e brendshme me pak gjalp, ose shtroni letër kuzhine.

Në një mikser kuzhine thërrmoni biskotat. Shtoni në to, gjalpin e shkrirë, kanellë dhe karafil. Përzieni dhe gjithë masën hidheni në formë.

Mundohuni ta shpërndani masën në mënyrë homogjene në gjithë sipërfaqen e formës dhe më pas me ndihmën e një gote, shtypeni derisa sipërfaqja të jetë e njëtrajtshme. Vendoseni bazën të piqet në furrë, në temperaturë 180ᵒC për 8 minuta dhe më pas lëreni të ftohet.

Me një mikser dore përzieni kremin e djathit, ajkën dhe sheqerin.
Kujdes: Ingridientët për pregatitjen e mbushjes nuk duhet të përzihen shumë gjatë, në të kundërt masa do të dali shumë e lëngshme.

Shtoni vaniljen, vezët, të verdhën e vezës.Përzieni.
Shtoni miellin dhe përzieni për disa sekonda.
Në fund shtoni panën, përzieni përsëri dhe më pas masën hidheni sipër bazës së cheesecake-ut.
Kujdes: Baza duhet të jetë e ftohtë para se të hidhni mbushjen.

Paraprakisht, mbështilleni formën në pjesën e jashtme më letër alumini. Vendoseni në një tepsi të mbushur me ujë dhe më pas shtoni mbushjen në formë.

Piqeni cheesecake-un në një furrë të parangrohur në 160°C për 1 orë. Fikni furrën dhe cheesecake-un në furrë për 30 minuta me derën e furrës të mbyllur. Pastaj lëreni të ftohet për 15 minuta me derën e furrës pak të hapur. Pastaj largojeni formën nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome. Kjo ftohje e ngadaltë shërben për të shmangur carjet ose plasaritjet që mund të formohen tek cheesecake-u.

Para se ta servirni, shtojini sipër recel boronice/luleshtrydhe etj.Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions