Byrek me spinaq per te mbledhur rreth tavolines familjen me shume dashuri.

Brumin mund ta zëmë në tavolinën e punës ose në ndonjë enë. Shtojmë kripen tek mielli dhe fillojmë hedhim gradualisht ujin pak të ngrohtë. Duhet të krijojmë një masë homogjene dhe elastike në të njëjtën kohë. Brumi punohet me dy duar në mënyrë që të bashkohet mirë, por sipas dëshirës mund të përdoret edhe robot kuzhine. Më pas brumin e krijuar e lëmë të pushoj për 20 minuta të mbuluar me një rrobë në temperaturë ambienti ose në furin e sobës.

Pasi kemi larë e prerë spinaqin shtojmë në enën vezët kosin dhe djathin. I përziejmë dhe shtojmë kripën. Mbushja është gati.

Është momenti për të hapur brumin. E ndajmë masën në tre pjesë. Njërën pjesë e ndajmë në toptha të vegjël. Ndërkohe pjesa tjetër e brumit duhet ri-mbuluar.

Fillojmë hapim petët duke u ndihmuar me pak niseshte, 6 topthat e parë në mënyre të rrumbullaket të vegjël dhe çdo pete e vogël spërkatet me vaje dhe i vemë njëri sipër tjetrit.

Ri-spërkaten me niseshte për të krijuar një pete me përmasat e tavës ku do bëjmë byrekun. Pasi kemi lyer tavën me vaj, për mos tu ngjitur byreku, shtrojmë petën e hapur.

Mbushim byrekun me pergatitjen e spinaqit dhe fillojmë hapim petët duke u ndihmuar me pak niseshte. Pasi te kemi hapur peten mbulojme taven me peten e siperme.

Pasi kemi mbaruar brumin, kemi sistemuar byrekun ne tavë, sipas dëshirës shtrojmë disa pjesë gjalpë sipër byrekut para se te futet ne furre. Veprojmë në këtë mënyrë për ti dhëne shkrifësi byrekut.

Byrekun e pjekim në furre në temperaturën 200 grade per 35 minuta, gjithsesi varet nga intensiteti furrës.
Ingredients
Directions