Më besoni, nëse e provoni këtë recetë nuk do jetë e nevojshme ti bleni tortilla-t tuaja. Rezultati që do të merrni do të jenë tortilla mjaft të buta, të freskëta, të shijshme dhe të përsosura për ti mbushur me përbërësit që ju dëshironi. Uroj ti provoni!

Në një tas shtoni miellin, baking powder, kripën, vajin e ullirit dhe qumështin dhe përziejini derisa të formohet brumi. Kujdes: Brumi nuk duhet t’ju ngjisë në duarë, por gjithashtu nuk duhet të jetë I fortë. Më pas mbulojeni me një copë të lagur dhe lëreni mënjanë për 30 minuta.

Pas 30 minutash, ndajeni brumin, në topa të vegjël.(Për 140g miell zakonisht formohen 4 topa). Mbulojeni përsëri me një copë të lagur dhe lëreni mënjanë edhe për 10 minuta.

Vendosni në sobë, në zjarr mesatar, një tigan pa vaj. Ndërkohë që tigani ngrohet, filloni dhe hapni tortillat. Piqini tortillat në tigan dhe mbushini me përbërësit që ju dëshironi. Shërbejini të ngrohta.

Po ju rekomandojë një mbushje për tortilla-t tuaja: salcë xaxiqi, djathë Gouda, sallam Milanez, misër i konservuar, kunguj të pjekur, qepë, avokado, majdanoz, koriandër, kripë, piper i zi.
Ingredients
Directions