E di që disa janë skeptikë për shijen e tërshërës, sepse e tillë isha edhe unë, por ky kombinim do t’ju pëlqejë jashtë mase shumë. Tërshëra me kos, mjaltë dhe banana është një nga recetat e mia të preferuara për mëngjes, sidomos në dimër. Kërkon shumë pak kohë të pregatitet, por më e rëndësishmja do të ndiheni mjaftueshëm të ngopur pas saj. Uroj ta provoni!

Hidhni në një tas kosin dhe mjalin dhe përziejini së bashku. Shtoni më pas tërshërën, bananen, mandarinën, kanellën, karafilin, arrat dhe farat. Përziejini dhe mëngjesi juaj është gati. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions