Tave balte apo tavë dheu siç mund të njihet ndrshe është një pjatë shumë e njohur në Shqipëri e jo vetëm. Mishi i pjekur në tavë prej balte merr një shije e një aromë të mrekullueshme.

Në një tigan të madh skuqim qepën e prerë në feta, shtojmë edhe specin e prerë hollë. I kapërdisim për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë. Më pas shtojmë edhe mishin e prerë në copa. E trazojmë me ngadalë derisa të ketë marrë ngjyrë.

Hedhim mbi të uthullën dhe e lemë derisa ta thithë gjithë mishi. Shtojmë erëzat me radhë, hudhrën e grirë hollë, piperin, specin djegës, gjethet e dafinës, dhe kripën. Mishi do të jetë zbutur, (nëse shikojmë që mishi nuk është zier mirë mund të shtojmë pak brodo mishi dhe e lemë të ziejë akoma).

Lëmë të ziejnë të gjithë përbërësit deri sa konsistenca të jetë lidhur, më pas shtojmë gjizën, majdanoz, e trazojmë ngadalë e më pas e transferojmë fërgesën nga tigani në tavë dheu dhe e vendosim në furrë 230 gradë Celsius për 10-15 minuta.
Ingredients
Directions