Kjo tortë festive me boronicë, çokollatë të bardhë është kaq e shijshme dhe kremoze, saqë do të ndiheni si në parajsë. Ëmbëlsira e duhur për ta sjellë në cdo festë, sidomos darkat dhe drekat e fundvitit.

Për bazën shtoni tërshërën dhe bajamet në një blender ushqimi. Punojini derisa të thërrmohen mirë dhe më pas shtoni shurup panje dhe vaj kokosi.
Më pas vendoseni bazën në një formë rrethore dhe shtypeni mirë. Piqeni në temperaturë 180⁰C për rreth 10-15 minuta, derisa baza të ketë një ngjyrë kafe të artë.Më pas lëreni të ftohet.

Më pas vendosni sipër një shtresë pak të trashë me recel boronice.

Ndërkohë përgatitni shtresën e çokollatës së bardhë. Shkrini çokollatën e bardhë dhe gjalpin e kakaos në një tigan të vogël në nxehtësi të ulët dhe lëreni mënjanë.

Në një përpunues ushqimi ose blender hidhni shurup panje dhe qumësht kokosi dhe punojini me shpejtësi të lartë derisa të jenë kremoze. Shtoni çokollatën e shkrirë/gjalpin e kakaos dhe punojini derisa të kombinohen. Derdhni përzierjen e çokollatës së bardhë në tartë dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për rreth 2-3 orë. Dekorojeni tartën me boronicë të lyer me sheqer, rozmarinë të freskët dhe copëza çokollate të bardhë.
Ingredients
Directions