Kjo recetë është e duhura për një vakt të ngrohtë gjatë ditëve të dimrit. Familja juaj do ta adhurojë! Supa e pregatitur me fileto pule, oriz dhe perime të ndryshme është e pasur me shije, aromë, por mbi të gjitha plot me vlera ushqyese. Uroj ta provoni dhe pse jo, të shtoni përbërës të tjerë në këtë recetë.

Fillimisht pregatisni gjithë përbërësit. Preni fileton, selinon, qepën, karrotat dhe hudhrat në copa të vogla.

Më pas përzieni pulën me kripë, piper, vaj ulliri dhe piqeni në një tigan me shumë pak vaj dhe më pas prejeni në copa shumë të vogla.

Në një tenxhere të thellë shtoni gjalp dhe pak vaj ulliri dhe vendoseni në zjarr mesatar. Shtoni qepën dhe hudhrat dhe kavërdisini për pak minuta.

Shtoni më pas karrotat, selinon, vegetën, ujin, fileton e pulës dhe majdanoz dhe përziejini për disa minuta dhe lërini të ziejë për 15 minuta.

Hidhni në tenxhere orizin, kripë, piper të zi,piper të kuq dhe dafinat. Mbulojeni me kapak dhe lëreni në zjarr të ziejë edhe për 10 minuta të tjera, ose derisa të shikoni që orizi është gatuar. Largojeni nga zjarri supën dhe lëreni pak të ftohet. Shtoni sipër majdanoz dhe pak limon dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions