Një recetë e shijshme dhe e thjeshtë për tu pregatitur. Supa me brokoli dhe djath cheddar është një ndër të preferuar e mia. Mos harroni ta shoqërroni me bukë të thekur. Le të kalojmë tek receta.

Në një tenxhere hidhni gjalpin, prisni derisa të shkrijë dhe shtoni qepën dhe hudhrat e prera. Skuqini për 4-5 minuta duke i përzier vazhdimisht.

Shtoni më pas në tenxhere miellin dhe përziejini gjatë gjithë kohës për 2-3minuta.

Shtoni ujin dhe përziejini mirë derisa mielli të tretet i gjithi.

Hidhni në tenxhere brokolin e prerë, selinon e prerë, kripë dhe piper dhe lërini në zjarr të mesëm derisa perimet të jenë zierë.

Shtoni më pas qumështin, majdanozin dhe lëreni supën të ziej derisa të jetë mjaftueshëm e trashë për preferencat tuaja.

Në fund shtoni djathin cheddar dhe përziejini. Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me pak lëng limoni sipër. Ju beftë mirë!
Ingredients
Directions