I pasur me kripëra minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe vitamina A, C, B1 dhe B2, brokoli është një perime e shkëlqyer për shëndetin tonë dhe në këtë sezon mund të përfitojmë shumë prej vetive të tij ushqyese. Gjen shumë përdorime në kuzhinë, por sot do të përgatisim një supë kremoze me brokoli, një pjatë e thjeshtë, por vërtet e ushqyeshme dhe e shëndetshme, shumë e dobishme për organizmin tonë.
Grini qepët dhe hidhini në një tenxhere, shtoni vajin e ullirit dhe përziejini në nxehtësi mesatare sa të marrin shije.
Shtoni brokolin, patatet, karrotat e pastruara dhe të prera në kubikë, shtoni brodon dhe më pas shtoni edhe majdanozin.Kur të marrë valë, ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për 20 minuta.
Punojeni supën në mikser dhe më pas rivendoseni përsëri në zjarr. Shtoni kripë e piper dhe shtoni djathin e grirë. Shërbejeni pjatën të nxehtë.
Ingredients
Directions