Sponge Rolls janë ëmbëlsira perfekte - të thjeshta për tu pregatitur, dhe mund të dekorohen lehtësisht. Mjafton vetëm pak krem sipër, shtoni fruta dhe lule të freskëta dhe kështu do të keni gati një ëmbëlsirë përrallore. Pandispanja me limon në vetvete është shumë e butë dhe shija e saj kombinohet mjaftë mirë me kremin e pregatitur me mascarpone dhe luleshtrydhe. Uroj ta provoni!

Ngrohni furrën në 200ᵒc. Në një tepsi shtroni një letër kuzhine dhe lyejni letrën me gjalp.
Në një tas të madh hidhni të bardhat e vezëve dhe punojini me një mikser dore derisa të rrisin volumin e tyre. Shtoni ngadalë 1 lugë e gjysëm sheqer dhe vazhdoni ta punoni masën derisa të jetë e qëndrueshme.

Në një tas tjetër të madh, duke përdorur të njëtin mikser, rrihni të verdhat e vezëve me sheqer(sasia sipas preferencës tuaj), lëng limoni, lëvore limoni dhe kripë. Rrihni për rreth 3-4 minuta, ose derisa të verdhat e vezëve të jenë trashur dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të zbehtë.
Me ndihmën e një site shtoni tek të verdhat e vezës miellin dhe përziejini me kujdes.

Shtoni tek të verdhat e vezës, masën e pregatitur me të bardhat e vezës. Shtojeni masën pjesë pjesë dhe përziejini me kujdes, në mënyrë që të bardhat e vezës mos humbasin volumin e fituar.

Hidheni masën e pregatitur në tepsi dhe piqeni në furrë për rreth 13-15 minuta, ose derisa të shikoni që sipërfaqja e pandispanjës ka marr një ngjyrë kafe të artë. (Kujdes zgjidhni me kujdes madhësinë e tepsis, pasi pandispanja nuk duhet të dali shumë e trashë). Më pas lagojeni nga furra dhe lëreni 5-6 minuta të ftohet.

Pas 5 minutash, me ndihmën e një site, spërkasni sipërfaqen e pandispanjës me sheqer pluhur dhe mbulojeni me një pecetë të pastër. Kthejeni pandispanjën përmbys dhe largoni letrën e kuzhinës.

Pa e larguar pecetën, mbështilleni pandispanjën me kujdesë në formë cilindri dhe lëreni mënjanë derisa të ftohet plotësisht.

Ndërkohë pregatisni kremin, me ndihmën e një mikseri, përzieni sheqerin dhe panën e ëmbëlsirave derisa të formojnë një masë të qëndrueshme dhe të rrisin volumin e tyre. Shtoni mascarponen, pak tequila dhe vazhdoni përzieni derisa të kombinohen përbërësitë. Në fund shtoni luleshtrydhet e prera në copa të vogla dhe përziejini me një lugë.

Hapni përsëri pandispanjën dhe vendosni sipër saj nga kremi i pregatitur. Me ndihmën e një spatule hapeni kremin që të jetë i njëtrajtshëm në gjithë sipërfaqen e pandispanjës. Më pas mbështilleni me kujdes pandispanjën në formë cilindrike. Sipër dekorojeni me pak krem, luleshtrydhe dhe lule natyrale. Ruajeni në frigorifer derisa ta servirni. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions