Sandwich Italian - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.AuthorStiljana
VlerësimiDifficultyE thjeshtë

Një ndër recetat më të shijshme për sandwich. E pregatitur me bukë ciabatta tepër krokantë dhe e mbushur me ullinj, sallam pikant, proshutë të kripur, rukola të freskëta, speca të pjekur, provolone dhe mozzarella. Më pas sandwich-i piqet, derisa gjithë përbërësit të shkrihen me njëri-tjetrin. Po, kjo është aq e shijshme sa tingëllon. Është gjithashtu mënyra më e lehtë për të shërbyer një sanduiç për një grup të ftuarish.

Yields1 Serving
Prep Time15 minsCook Time25 minsTotal Time40 mins
Produktet kryesore
1
sandwich

Ndizni furrën në 180⁰C. Për të pregatitur salcën, në një tas përzieni së bashku vajin e ullirit, uthullën e verës së kuqe, lëkurën e limonit, lëngun e limonit, hudhrën dhe rigonin, derisa të kombinohen. Shtoni ullinjtë, specin djegës dhe piper të zi. Preni përgjysëm ciabatta-ën dhe vendoseni pjesën e saj të poshtme sipër një tepsie. Lyejeni bukën me salcën e pregatitur.

2
sandwich

Sipër shtroni borzilokun, sallamin, proshutën dhe specin. Shtoni provolonen dhe mocarelën. E kalojmë në furrë dhe e pjekim për 10 minuta, derisa djathi të fillojë të shkrihet.

3
sandwich

Hiqeni nga furra dhe shtoni rukolën, specat dhe gjysmën e sipërme të bukës ciabatta. Mbulojeni sanduiçin me letyër alumini dhe vendoseni në furrë edhe 10 minuta të tjera, ose derisa djathi të shkrihet.

4
sandwich

Largojeni nga furra dhe lëreni 3-4 minuta të ftohet.

Ingredients

Produktet kryesore

Directions

Sandwich Italian