Do të më besoni nëse ju them se kjo ka qënë një ndër recetat e mia të preferuara gjatë këtyre ditëve të nxehta. Në vetëm pak minuta, ju do të keni gati një pjatë mjaft të shijshme por edhe të lehtë për ditët e verës. Enjoy!

Fillimisht lani dhe pastroni kungujt dhe më pas prejini në feta të holla. Marinojini me kripë, pak kanellë, piper të zi, vaj ulliri.

Skuqini kungujt në një tigan që nuk ngjitë, në zjarr të ulët me pak vaj ulliri të shtuar.

Pasi kungujt janë skuqur, shtoni në to djathin e bardhë, arrat e pishës, hudhrat e shtypura dhe gjethet e borzilokut të prera dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions