Receta më e mirë e salcës Tzatziki! Kjo salcë e lehtë bëhet me kos, kastravec dhe kopër të freskët! Doni dhe një përbërës shtesë prej meje,Marajë. Një teksturë e plotë dhe e butë dhe kaq e shijshëm! Kombinohet në mënyrë të përsosur me pjatat mesdhetare.

Për këtë proces do t’ju nevojitet një napë dhe një tas. Kujdesuni që napa mos jetë shumë e hollë. Hidhni në napë gjithë kosin, lidheni me kujdes dhe posht saj vendosni tasin për të grumbulluar gjithë hirën që do largohet. Kujdesuni që mos e lini shumë gjatë të kullojë, në të kundër salca do të dali shumë e thatë.

Është e rëndësishme që kastraveci para se të përdoret për të pregatitur xaxiqin, duhet ti largoni sa më shumë uj të jetë e mundur. Në të kundërt produkti do të prishet më shpejtë. Fillimisht largoni me nje lugë farat e kastravecit(është opsionale), më pas grijeni kastravecin në një grirëse dhe hidheni në një tas. Shtoni në tas pak kripë dhe lëreni në qetësi për 2 orë.

Më pas vendoseni kastravecin në një napë dhe shtrydheni për të larguar ujin prej tij.

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit, salcën e kosit, kastravecin, erëzat e prera, lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Për ta ruajtur, mjafton ta vendosin në një tas me mbyllje hermetike dhe ta ruani në frigorifer deri në 5-6 ditë.
Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions