Një recetë shumë e mirë, e shijshme, e cila do ti fali fëmijës suaj gjithë nutrientët e nevojshëm.
Fillimisht, zieni mishin e pulës dhe shkërrmoqeni. Me një grirëse, grini mollën, si dhe preni në copa të vogla qepën dhe hudhrën.
Hidhni vajin e ullirit në një tigan, shtoni në të qepën dhe kavërdiseni në zjarr për 4-5 minuta. Shtoni më pas hudhrën dhe kavërdiseni edhe për 1 minutë.
Kalojini qepët dhe hudhrat në një tas dhe shtoni në të mishin e pulës, mollën, djathin parmesan, sherebelën e freskët të prerë, të verdhën e vezës, thërrimet e bukës dhe pak miell. Punojini së bashku derisa të formohet brumi I qofteve dhe më pas jepini forma rrethore.
Nxehni pak vaj luledielli në një tigan dhe skuqini qoftet ose nëse dëshironi mund ti piqni edhe në furrë.
Ingredients
Directions