Dhurojini fëmijës suaj një vakt plot shije dhe aromë me puren e salmonit, patates së ëmbël dhe spinaqit, e mbushur me shumë vlera ushqyese për të ndihmuar zhvillimin e foshnjës tuaj.
Fillimisht largoni lëkurën nga filetoja e peshkut dhe prejeni në kubik të vegjël.
Pastroni dhe preni në copa të vogla domatet, qepën, spinaqin dhe pataten e ëmbël.
Vendosni në zjarr një tenxhere të vogël, shtoni në të vajin e ullirit, qepën dhe pataten dhe kavërdisini për disa minuta, dhe më pas shtoni domatet dhe ujin. Lërini perimet të ziejnë për 12-15 minuta.
Shtoni më pas salmonin dhe spinaqin dhe lërini të ziejnë për 3-4 minuta.
Në fund shtoni djathin dhe borzilokun dhe kalojeni gjithë përbërjen në një blender për të formuar puren.
Ingredients
Directions