Receta më e mirë për të pregatitur në shtëpi pitet greke! Dhe pjesa më e mirë, e bërë me vetëm 4 përbërës. Zbuloni se si t’i piqni në përsosmëri me këtë recetë super të lehtë.

Fillimisht hidhni në një tas ujin, majan, sheqerin, përziejini mirë dhe lëreni në qetësi për 5-6 minuta.

Në një tas të madh hidhni miellin dhe kripën dhe përzijini. Më pas shtoni majan e aktivizuar dhe punojeni me dorë derisa të formohet brum. Brumi duhet të jetë mjaftueshëm elastic dhe duhet të ngjisi shumë pak në dorë.

Më pas lyejeni sipërfaqen e jashtme të brumit me vaj ulliri, mbulojeni fillimisht me letër kuzhine të tejdukshme dhe sipër saj me një pecetë. Më pas lëreni në një vend të ngroht derisa të fryhet dhe të dyfishojë volumin e saj(kjo fazë mund të zgjasë deri në 2 orë).
Tregoni kujdes kjo është një fazë shumë e rëndësishme për brumin. Nëse është dimër, ndizni furrën për disa minuta derisa të ngrohet, më pas fikeni dhe fusni brenda brumin e pregatitur.

Pasi brumi është fryr, me kujdes uleni me dorë dhe ndajeni në 6 toptha më të vegjël. Përdorni pak miell nëse brumi ju ngjit në duar. Hapini topthat në gjatësi 20 cm.

Ndërkohë ngrohni një tigan jo ngjitës në nxehtësi mesatare dhe shtoni vetëm pak vaj ulliri. Piqeni secilën pite për rreth 3 minuta në secilën anë, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Nëse tigani juaj ka një kapak, vendoseni kapakun gjatë tiganisjes për të mbajtur lagështinë brenda. Dhe pitet tuaja janë gati për ti mbushur sipas dëshirës suaj. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions