Në këtë recetë mund të përdorni çfarëdolloj peshku që ju pëlqeni. Është një pjatë shumë e shijshme dhe e gjitha kjo fal salcës të pregatitur me kaperi, qepë, vaj ulliri dhe erëza. Mund ta shërbeni të ngrohtë ose në temperaturë dhome, të shoqëruar me bukë të thekur dhe sallatë.

Fillimisht pregatisni salcën. Preni sa më hollë qepën, shtypni hudhrat dhe kulloni kaperin. Shtojini të gjithë përbërësit e salcës në një tas, përziejini dhe lëreni salcën mënjanë.

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri dhe pak gjalp dhe piqni në të fileton e peshkut të marinuar vetëm me kripë dhe piper.

Largojeni fileton nga zjarri, shtojini sipër salcën e pregatitur, lëreni 10-15 minuta dhe më pas shërbejeni. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions