Pavlova me fruta mund tiu duket nje emer teper i cuditshem per nje embelsire po ne fakt eshte mjaft i shijeshem.

Rrahim vezët në një enë metalike me mikser dore duke shtuar sheqerin në 3-4 doza. Pasi të jetë tretur sheqeri, shtojmë edhe atë në formë pluhuri dhe e rrahim derisa të ngrihet në formë reje.

Veçmas përziejmë uthullën me niseshte dhe 1 gr vanilje dhe e shtojmë tek të bardhat e rrahura. Në një tepsi vendosim letër furre dhe shtrojmë në qendër të tavës në formë rrethore të bardhat e vezëve.

E pjekim masën në 100 gradë për 2 orë. Përgatisim kremin duke përzier në mikser pana, krem djathi, sheqer pluhur dhe lëkurë limoni.

Të gjithë këtë masë e lemë në frigorifer deri sa të jetë gati marenga. Pasi kemi nxjerrë nga furra marengën, presim të ftohet dhe shtojmë kremin, frutat e pyllit, gjethet e mentes, shurupin e frutave të pyllit dhe pak sheqer pluhur.
Ingredients
Directions