Një nga ëmbëlsirat më të dashura e më të kërkuara në pastiçeritë shqiptare. Pasta shu e mbuluar me cokollate te mbushura me krem kaq te shijeshme dhe elegante.

Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe e lëmë derisa merr valë.

Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zjarr të ulët dhe me një lugë druri përziehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.

Masa hiqet nga zjarri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë homogjene.

Brumi duhet të bëhet i trashë dhe pak elastik. Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë te gjatesore 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.

Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie.
Sipërfaqja spërkatet me çokollatë të shkrirë.
Ingredients
Directions