Pasta flora është një ëmbëlsirë e mrekullueshme e pregatitur nga një brum krokantë dhe me mbushje me shije të ndryshme. Perfekte për të shoqëruar pasditet tuaja.

Në një mikser kuzhine hidhni miellin, kripën dhe sheqerin dhe përziejini. Shtoni më pas margarinën dhe gjalpin dhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë e shkrifët.

Në fund do të shtoni ujin e ftohtë. Tregoni kujdes, uji nuk shtohet i gjithi njëherëshi, por do të shtoni një lugë gjelle herë pas heredhe gjatë kësaj kohe, brumi në mikser duhet të përzihet gjatë gjithë kohës. Vazhdoni përzierjen derisa të formohet një brum i fortë.

Brumin e pregatitur ndajeni përgjysëm. Formoni një top me gjysmën e brumit, spërkateni lehtë me miell dhe mbulojeni me një letër kuzhine. Me ndihmën e një okllaie, hapni një petë të rrumbullakët, në diametër pak më të madh se 24 cm dhe me një trashësi 6 mm.

Vendoseni petën e hapur sipër një tave me diametër 24cm.

Të njëjtën gjë bëni edhe për gjysëm tjetër të brumit. Pasi keni hapur petin, me ndihmën e një thike, preni shirita me trashësi të ndryshme .

Me shiritat e prerë formoni gërshetë të ndryshëm.

Më pas, hidhni sipër brumit që keni vendosur në tavë, recelin që ju keni zgjedhur.Në recetë është përdorur receli I boronicës.

Vendosni sipër recelit gërshetat e formuara.Fundet e tyre shtypini tek brumi që ndodhet anash tavës.

Me ndihmën e një thike preni tepricën brumin që ndodhet në anësore e tavës.

Në një tas të vogël hidhni një vezë, përziejini mirë dhe me ndihmën e një furce lyejni brumin.

Piqeni pastën në furrë në temperaturë 190ᵒC. 45 minutate para vendoseni në mes të furrës.
Ndërsa 10 minutate fundit vendoseni në katin e fundit dhe më pas lëreni të ftohet.
Ingredients
Directions