Një kombinim i parezistueshëm i qumështit të kokosit dhe panna, të cila krijojnë një ëmbëlsirë me një shije dhe aromë të mrekullueshme. E shoqëruar me bajame të karamelizuar, kjo është një recetë që nuk duhet humbur. Uroj ta provoni!

Në një tas të cekët, hidhni ujin dhe shtoni xhelatinën dhe lëreni në qetësi derisa xhelatina të zbutet, rreth 2-3 minuta.

Lyeni kupat ku do të hidhni panna cotta-ën me pak vaj.

Në një tenxhere hidhni qumështin e kokosit, panna-ën, sheqerin dhe pak kripë dhe vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Përziejini dhe lëreni në zjarr derisa të ngrohet, por jo të ziejë. Në këtë moment shtoni xhelatinën dhe përziejini derisa xhelatina të tretet e gjitha.

Hidheni panna cotta-ën në kupat e pregatitura, mbulojeni me letër të tejdukshme dhe më pas lëreni në frigorifer për të paktën 4 orë.

Para se ta shërbeni pregatisni bajamet e karamelizuara. Fillimisht hapni një letër kuzhine. Në një tenxhere të vogël shtoni sheqerin dhe ujin dhe vendosini në zjarr derisa sheqeri të digjet dhe të marr një ngjyrë kafe të lehtë. Shtoni direkt bajamet përziejini mirë dhe hidhini bajamet në letrën e kuzhinës. Në fund shtojini bajamet sipër panna cotta-ës dhe ëmbëlsira juaj është gati.
Ingredients
Directions