Nëse jeni pasticiere e re apo nuk iu shkojnë për dore ëmbëlsirat, po ndajmë me ju recetën për një pandispanjë universale, e cila nuk do t’iu dështojë asnjëherë.

Tavën ku do të piqni pandispanjën lyejeni me pak yndyrë dhe miell. Furrën ngroheni në 220 gradë.

Ndani të kuqtë nga të bardhët e vezëve. Të bardhët rrahini mirë duke formuar një shkumë të fortë.

Tek shkuma shtoni një nga një të kuqtë e vezëve. Rrahini sërish derisa të fitoni një masë kremoze, pastaj shtoni sheqerin dhe pluhurin për pjekurina. Shtoni edhe miellin e bashkojini mirë të gjithë përbërësit. Pastaj masën përziejeni me tel kuzhine.

Brumin e fituar zbrazeni në tavë e këtë vendoseni në furrën e parangrohur. Kujdesuni që në momentin që vendosni tavën në furrë, temperaturën uleni në 180 gradë.

Piqeni për 15-20 minuta ose varësisht nga furra. Pas kësaj, pandispanjën lëreni të ftohet e më pas shfrytëzojeni ashtu siç juve iu pëlqen.
Ju bëftë mirë.
Ingredients
Directions