Një pjatë meksikane e shpejtë dhe e lehtë për tu pregatitur. Orizi meksikan është i pasur me erëza dhe perime të cilat i shtojnë më shumë shije pjatës. Një recetë e cila kërkon shumë pak kohë për tu pregatitur, të cilën jam e sigurt që do ta adhuroni.

Fillimisht pregatisni përbërësit. Preni në kubik të vegjël domatet, qepën dhe shtypni hudhrat.

Në një tenxhere të thellë shtoni gjalp dhe pak vaj ulliri(sasia sipas preferencës) dhe vendoseni në zjarr mesatar. Hidhni në tenxhere qepën dhe hudhrën dhe kavërdisini për 3-4 minuta, tregoni kujdes mos i digjni.

Shtoni më pas orizin dhe kavërdiseni për 4-5 minuta të tjera. Shtoni më pas vegetën, domatet,misrin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, rigonin dhe ujë në raport 1:2. Përziejini të gjitha së bashku,mbulojini me kapak dhe lërini në zjarr derisa orizi të ziejë.

Në fund shtoni majdanozin dhe shërbejeni orizin të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions