Mille Foglie është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës franceze. Torta me një mijë petë, është e përbërë prej tre shtresave petë sfoliat që alternohen me dy shtresa krem pastiçerie.

Per nje recete me te shpejte perdorni pete sfoliate te gatshme. Nese deshironi ti beni vete petet sfoliate klikoni me larte.

Ndërkohë duhet të përgatisim kremin e pastiçerisë që ti japim kohë të ftohet. Ne një tenxhere hedhim më shumë se gjysmën e qumështit, e vëmë për të zjerë, hedhim në të edhe vaniljen. Ndërkohë që qumështi zien, rrahim vezët me sheqerin.

Qumështin e nxehtë e bashkojmë me pjesën tjetër të qumështit, kështu do të kemi qumësht të vakët dhe e hedhim me ngadale te vezët e rrahura, shtojmë më ngadalë dhe miellin.

Hedhim masën e përgatitur në tenxhere dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të trashet.

Pasi kemi përgatitur kremin, e hedhim në një tavë qelqi të ftohet dhe e mbulojmë me qeskë kuzhine duke e ngjitur në sipërfaqe në mënyrë që të mos formojë kore.

Marrim brumin e petës sfoliat dhe e hapim ne një trashësi më pak se gjysmë centimetri. Në një tavë, të cilën e kemi lyer me pak miell, shtrojmë petën e hapur. E presim ne 3 pjesë të barabartë.

Me anë të një piruni, krijojmë disa vrima në të gjithë sipërfaqen, në mënyrë që peta gjatë pjekjes të mos fryhet. Sitim pak sheqer mbi sipërfaqen e petës sfoliat.

E fusim ne furrë të nxehte 180°C për rreth 15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të bukur. Pasi është pjekur e lëmë të ftohet dhe me pas e pluhurosim me sheqer pluhur.

Marrim kremin e pastiçerisë dhe e hedhim në një xhep pastiçer që ta kemi më të lehtë hapjen e tij. Në një pjatancë shtrojmë copën e parë të petës sfoliat. Sipër saj fillojmë dhe hedhim krem pastiçer me anë të xhepit të pastiçierit. Sipas dëshirës mund të shtoni dhe disa copa çokollatë dhe pse receta origjinale nuk e përmban.

Vazhdojmë kështu duke vendosur shtresën e dyte të petës sfolia dhe sipër saj përsëri me anë të xhepit pastiçier hedhim krem.

Në fund vendosim shtresën e fundit dhe sipër e spërkasim me pak sheqer pluhur. Ëmbëlsirën mille folgie (një mijë petë) e lëmë të pushojë në frigorifer per të paktën 30 minuta.
Më pas e presim me kujdes në copa dhe e shërbejmë.
Ingredients
Directions