Mesnik apo i njohur ndryshe si Lakrori i Zagorisë me mish është një ndër gatimet më speciale të kuzhinës tradicionale shqiptare, kryesisht traditë e jugut.

Në një enë vendosim mishin për të zierë përreth 1 orë derisa të jetë zierë. Zëmë brumin e byrekut dhe e e lëmë të qetësohet pak.

Fillojmë ne hapjen e petëve, 2 prej tyre i vëmë në furrë të piqen, 2 i lëmë të pa pjekura. Marrim qepët, i grijmë dhe i kavardisim me pak vaj.

Heqim mënjanë mishin dhe shtojmë qepët tek lëngu i mishit dhe i hedhim kripë, piper. Vendosim një petë të njomë dhe e lyejmë me pak vaj.

Copezojme sipër njërën nga petat e pjekura. Më pas shtrojmë një shtresë me mish të copëtuar dhe pak nga lëngu i mishit me qepën. Më pas copezojme petën tjetër të petës së pjekur dhe shtrojmë dhe një shtresë tjetër mish dhe lëng me qepë.

Vendosim në fund petën e njomë dhe e lyejmë me pak yndyrë. E fusim në furrë për 40 minuta në temperaturë 170 gradë Celsius.
Ingredients
Directions