Menemen, receta Turke për vezët e rrahura, është një “must try” për të gjithë që pëlqejnë ushqimet pikante me shije delikate. Një recetë e thjeshtë, pregatitet në më pak se 20 minuta dhe është një ide e mirë për mëngjesin, drekën ose darkën tuaj. Nëse e provoni më lini komentin tuaj rreth saj.Enjoy!

Fillimisht pastroni dhe preni në copa të vogla hudhrat, qepën, specin dhe domatet.Gjithashtu në një tas thyeni 4 vezët, shtoni qumështin dhe përziejini me kujdes.

Ndizni pianurën në nxehtësi mesatare dhe vendosni në të një tigan të thellë ku keni shtuar vajin e ullirit.Shtoni fillimisht hudhrën dhe lëreni pak minuta të zbutet dhe më pas shtoni qepën dhe specin.

Kur qepa dhe speci të jenë pjekur pak, shtoni domatet, kripën, piperin e zi, specin djegës, rigonin dhe përziejini me kujdes.

Në momentin kur domatet janë zbutur, por nuk e kanë humbur formën e tyre, shtoni vezët e rrahura dhe përziejini.

Në fund mund ti shtoni përsëri spec djegës dhe rigon.Shoqërojeni me bukë të thekur.Ju bëftë mirë!
Ingredients
Directions