Lakër brukseli e pjekur me mjaltë … një pjatë e mrekullueshme, e shpejtë dhe e lehtë për festa. Lakra të pjekura në furrë me proshutë dhe të shoqëruara me një salcë me mjaltë, uthull dhe piper pikant, për ti dhuruar pjatës një shije të ëmbël dhe pikante. Tepër të freskëta, të kripura, pak pikante, pak të ëmbëla, të gjithë do ta adhurojnë këtë recetë. Këshila ime?! Dyfishoni sasitë.

Ndizni furrën në 220⁰C. Preni lakrat e brukselit përgjysëm dhe vendosini në një tepsi, ku paraprakishtë keni hapur një letër kuzhine.

Shtoni proshutën, vajin e ullirit, kripë, piper të zi, përziejini dhe vendosini lakrat të piqen në furrë për 20-25 minuta.

Ndërkohë, në një tenxhere të vogël, shtoni mjaltin dhe specin gjegës dhe vendoseni në zjarr në temperaturë të ulët. Lëreni të ziejë për 1 minutë. Më pas largojeni nga zjarri dhe shtoni në të, uthullën, gjalpin, lëkurën e portokallit dhe pak kripë.

Largoni lakrat nga furra dhe sa janë ende të ngrohta shtoni sipër tyre salcën e pregatitur me mjaltë. Servireni të ngrohtë të shoqëruar sipër me djath dele dhe shegë.
Ingredients
Directions