Kjo recetë me kunguj të mbushur është plot shije. I mbushni me tre lloje djathi si dhe një nga përbërësit e mi të preferuar: speca të kuq të pjekur. Specat shtojnë ngjyrë dhe shije të pabesueshme kur përzihen me djathërat dhe borzilokun. Mund ti shijoni si një pjatë kryesore , ose si pjatë shoqëruese. Ju gjithashtu mund të shtoni edhe pak proteina duke përzier gjel deti të gatuar, ose sallam, ose mish pule në përzierjen e ricotës dhe piperit. Tofu i thërrmuar, kuinoa, oriz apo edhe një grusht qiqrash të konservuar ose të gatuar gjithashtu do t'i jepnin shumë vlera ushqyese kësaj recete.

Ndizni furrën në 200ᵒC. Shtroni në një tepsi, letër kuzhine dhe lëreni mënjanë.

Lani kungujt dhe prejini përgjysëm në drejtim vertikal. Më pas me ndihmën e një luge largoni pak nga brendësia e kungullit, në mënyrë që të mund të vendosni mbushjen.

Shtoni pak vaj ulliri dhe kripë sipër kungujve, vendosini në tepsi dhe futini në furrë të piqen për 12 minuta, ose derisa të shikoni që kungujt kanë filluar të zbuten.

Ndërkohë, preni në copa të vogla specin e pjekur dhe hudhrat. Më pas përzieni në një tas specin, ricotta, djathin parmesan, kripë, piper të zi dhe hudhrat.

Nxirrni nga furra kungujt dhe vendosni sipër tyre mbushjen e pregatitur. Vendosni sipër mozzarella dhe futeni përsëri në furrë edhe për 6-7 minuta të tjera, ose derisa djathi të shkrijë dhe kungujt të zbuten.

Shërbejeni me borzilok të freskët të shtuar sipër. Enjoy!
Ingredients
Directions