Krem gjalpi i perdorur ne shume embelsira dhe torta te ndryshme. Krem pak i forte ne shije por qe mund ta zbusni me pak pana te embel.

Në një tas të madh, rrahim gjalpin e zbutur me ndihmën e një mikseri elektrik ose një luge druri derisa të bëhet kremoz. Shtojmë gjysmën e sheqerit pluhur dhe vazhdojmë rrahjen derisa të zbutet akoma më shumë.

Shtojmë gjysmën tjetër të sheqerit, 2 lugë qumësht dhe vazhdojmë përzierjen derisa të kemi arritur trashësinë e dëshiruar. Nëse kremi rezulton shumë i lëngshëm, shtojmë akoma edhe pak sheqer pluhur, apo nëse rezulton shumë i trashë, shtojmë akoma edhe pak qumësht.

Shtojmë së fundi edhe vaniljen duke e perzierë mirë, e mbulojmë tasin me letër celofoni dhe e ruajm në frigorifer për maksimumi 3 ditë. Përpara se ta përdorim, e lëmë në temperaturë ambjenti për disa orë dhe e rrahim për pak sekonda me mikser elektrik për ti rikthyer butësinë.
Ingredients
Directions