E keni parasysh kur dëshironi një ëmbëlsirë por njëkohësishtë të jetë edhe pak kalorike dhe e shëndetshme. Kjo recetë është pikërisht ajo që ju duhet. Kos i freskët me hurma të pjekura dhe pistak është një recetë e shpejtë për tu pregatitur dhe mjaft e lehtë. Më lini komentet tuaja nëse e provoni.

Ndizni furrën në 200ᵒC. Preni hurmat në feta rrethore dhe vendosini në një tepsi ku paraprakishtë keni vendosur letër kuzhine. Shtoni gjithashtu hurmat e arrabisë dhe shtoni sipër tyre vajin e ulliri, pak kripë, mjalt dhe kanellë. Piqini derisa frutat të fillojnë të karamelizohen, rreth 10-12 minuta. Më pas nxirrini nga furra dhe preni vetëm hurmat e arabisë në copa të vogla.

Hidhni kosin në tasa. Sipër hidhni frutat e pjekura,kanellë dhe pak pistak.
Ingredients
Directions