Kjo recetë e përgatitjes së kekut me portokall është shumë e shëndetshme për fëmijët të shoqëruar me qumësht, pse jo edhe për ju e shoqëruar me kafe.

Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë.

Përbërësit e thatë, miellin me sodën i bashkojmë se bashku dhe me pas i kalojmë në sitë. I hedhim ngadalë në masën e lëngshme duke i trazuar. Masa duhet të arrijë një përbërje homogjene.

Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende. Duhet të bëjmë kujdes mos të kapim pjesën e bardhë të lëkurës pasi është shumë e hidhur. Renden duhet ta mbajmë poshtë dhe portokallin lartë, kështu jemi të sigurte qe nuk prekim pjesën e bardhë.

Masën e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell. Kekun e pjekim në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta. Kek me lëng portokalli është gati. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë të spërkatur më sheqer pluhur.
Ingredients
Directions