Një recetë klasike për sezonin e vjeshtës janë biskotat me kungull dhe krem djathi. Fal përbërësve të përdorur, biskotat do të jenë mjaft të buta dhe me një shije fantastike. Për të mos harruar kremin e pregatitur me krem djathi, me një shije të ëmbël dhe shumë të lehtë, i cili do të kombinohet mjaft mirë me biskotat tuaja! Uroj ta provoni!

Fillimisht pastroni, qërroni dhe preni kungullin. Vendoseni në një tepsi, ku paraprakisht keni vendosur letër kuzhine, dhe piqeni në 190ᵒC derisa kungulli të zbutet. Më pas kalojeni në një blender kuzhine dhe punojeni derisa të formohet pure. Nëse është e nevojshme mund të shtoni 1-2 lugë gjelle ujë.

Në një tas përzieni miellin, sodën e bukës, baking powder, kripën, arrën moskat, kanellën, karafilin pluhur dhe xhinxherin.

Në një mikser kuzhine hidhni gjalpin dhe sheqerin dhe punojini derisa të përzihen me njëri-tjetrin. Shtoni më pas vezën, puren e kungullit, përzierjen e miellit dhe vaniljen. Vazhdoni ti përzieni të gjithë përbërësitë derisa të kombinohen.

Me ndihmën e një luge formoni biskota të vogla dhe vendosini në një tepsi, ku paraprakishtë keni vendosur një letër kuzhine. Piqini në furrë të parangrohur në 170ᵒC, për 13-15 minuta. Më pas lërini të ftohen plotësisht para se të vendosni sipër tyre kremin.

Për të pregatitur kremin, në një mikser kuzhine shtoni fillimisht gjalpin dhe punojeni për disa minuta derisa të zbutet, më pas shtoni sheqerin, vaniljen dhe kremin e djathit dhe vazhdoni ti punoni derisa përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin. Në fund vendosni sipër biskotave nga kremi i pregatitur. Enjoy!
Ingredients
Directions