Nëse jeni në kërkim të një antipaste të shijshme, por edhe elegante, kjo recetë është për ju. Kombinimi i djathit të dhisë me boronicën, shurupin e panjës me uthullën balsamike është thjeshtë i mbrekullueshëm. Dhe mos harroni cracker-at për ta shoqeruar.

Në një pjatë hapni një letër kuzhine dhe lëreni mënjan.
Në një tenxhere të vogël, shkrini gjalpin dhe më pas shtoni në të arrat braziliane, kanellën, sheqerin, pak kripë dhe përziejini mirë. Vazhdoni të gatuani derisa arrat të marrin një ngjyrë kafe të errët .
Më pas largojini nga zjarri dhe hidhini arrat në letrën e kuzhinës dhe lërini në qetësi.

Një tenxhere të vogël, ku keni hedhur vetëm 2 lugë gjelle shurup panje dhe uthullën balsamike, vendoseni në nxehtësi mesatare për rreth 30 sekonda.
Më pas shtoni gjysëm e sasisë së boronicës dhe gatuajeni për 3 minuta. Me ndihmën e një piruni ose një shtypëse patatesh, shtypni boronicat.

Vendoseni përsëri në zjarr, derisa përzierja të fillojë të trashet dhe të ngjasojë me pelten. Në këtë moment, shtoni pjesën e ngelur të shurupit të panjës dhe boronicës dhe përziejini me kujdes. Vazhdoni përzierjen edhe për disa minuta dhe më pas largojeni tenxheren nga zjarri. Lëreni salcën e boronicës në qetësi, në temperaturë dhome për 10 minuta ose derisa të jetë gati për t’u shërbyer.

Vendosni djathin e dhisë në një “cheese board” ose në një pjatë.
Përzieni me kujdes arrat braziliane me salcën e boronicës.
Vendoseni me kujdes këtë përzierje sipër djathit, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Shërbejeni me cracera-t tuaj të preferuar!
Ingredients
Directions