Gjatë periudhës së shtatzanisë, shpesh ndodhë që të shfaqen forma të ndryshme të anemisë. Personat e prekur me anemi, nuk kanë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, gjë e cila e vështirëson transportimin e oksigjenit në indet tuaja dhe në fetus.

Gjatë shtatzënisë, trupi juaj prodhon më shumë gjak për të mbështetur rritjen e foshnjës suaj. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur ose disa lëndë ushqyese të tjera, trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të prodhojë sasinë e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

Është normale të keni anemi të lehtë kur jeni shtatzënë. Por ju mund të keni anemi më të rëndë për shkak të niveleve të ulëta të hekurit ose vitaminave ose nga arsye të tjera.

Anemia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Por nëse kemi të bëjëm me rastet më të rënda të anemisë dhe kur kjo e fundit nuk trajtohet, mund të rrisë rrezikun e komplikimeve serioze si përshembull, një lindje e parakohshme.

Në artikullin e mëposhtëm, do tju tregojë se çfarë duhet të dini për shkaqet, simptomat dhe trajtimin e anemisë gjatë shtatzanisë.

Anemia në shtatzani - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Llojet e anemisë gjatë shtatzanisë

Disa lloje të anemisë mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë. Këtu përfshihen :

  • Anemia nga mungesa e hekurit
  • Anemia e mungesës së folatit
  • Mungesa e vitaminës B12

Anemia nga mungesa e hekurit. Kjo lloj anemie ndodh kur kemi nivele të ulëta të hekurit, të cilat janë të pamjaftueshmenë për të prodhuar sasin e nevojshme të hemoglobinës. Hemoglobina është një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut. Ajo bën të mundur transportin e oksigjen nga mushkëritë në pjesën të tjera të trupit. Si e tillë, në këtë lloj anemie, ku sasia e hemoglobinës është më e ulët, gjaku nuk transportonë mjaftueshëm oksigjen në inde.

Anemia e mungesës së folatit. Folati është një vitamie, e cila gjendet natyrshëm në  disa produkte ushqimre, si perimet me gjethe jeshile. Është një lloj vitamine B, për të cilën, trupi ka nevojë për të prodhuar qeliza të reja, duke përfshirë këtu edhe qelizat e kuqe të gjakut.

Gjatë shtatzënisë, gratë kanë nevojë për folat shtesë, sepse ndonjëherë, sasia e folateve që ato marrin nga ushqimi është i pamjaftueshëm. Kur kjo ndodh, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen në inde. Mungesa e folatit mund të kontribuojë drejtpërdrejt në disa lloje të defekteve të lindjes, të tilla si anomalitë e tubit nervor (spina bifida) dhe pesha e ulët e lindjes.

Mungesa e vitaminës B12. Trupi ka nevojë për vitaminën B12 për të formuar qeliza të kuqe të gjakut. Kur një grua shtatzënë nuk merr mjaftueshëm vitaminë B12 nga dieta e saj, trupi i saj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe. Gratë që nuk hanë mish, shpendë, produkte qumështi dhe vezë kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të mungesës së vitaminës B12, e cila mund të kontribuojë në defekte të lindjes, siç janë anomalitë e tubit nervor dhe mund të çojë në lindje të parakohshme.

Humbja e gjakut gjatë dhe pas lindjes gjithashtu mund të shkaktojë anemi.

Anemia në shtatzani - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Faktorët e rrezikut për aneminë në shtatzani

Të gjitha gratë shtatzana janë në rrezik për t’u bërë anemike. Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe, gratë kanë nevojë për më shumë hekur dhe acid folik, sesa zakonisht. Por rreziku është më i lartë nëse:

  • Nëse prisni më shumë se një fëmijë
  • Kanë pasur dy shtatzani afër njëra-tjetrës
  • Gjatë periudhës së shtatazanisë kanë shumë të vjella
  • Nëse janë adoleshente
  • Kur nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të pasura me hekur, acid folik dhe vitamin B12. Kanë qënë anemikë edhe para shtatzanisë

Simptomat e anemisë gjatë shtatzanisë

Simptomat më të zakonshme të anemisë gjatë shtatzanisë janë:

  • Lëkura, buzët dhe thonjtë e zbehtë
  • Ndjeheni të lodhur ose të dobët
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Probleme me përqendrimin

Në fazat e hershme të anemisë, mund të mos keni simptoma të dukshme. Për më tepër shumë simptoma janë të ngjashme me të vetë shtatzanise, si e tillë është shumë e rëndësishme të bëni analiza rutinë gjaku për të kontrolluar aneminë.

Rreziqet e anemisë në shtatzani

Anemia e rëndë ose e patrajtuar e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për të pasur:

  • Një foshnjë e parakohshme ose me peshë të ulët
  • Një transfuzion gjaku (nëse humbni një sasi të konsiderueshme gjaku gjatë lindjes)
  • Depresioni pas lindjes
  • Një fëmijë me anemi
  • Një fëmijë me vonesa në zhvillim

Mungesa e folatit e patrajtuar mund të rrisë rrezikun për të pasur:

  • Foshnja e parakohshme ose me peshë të ulët
  • Foshnja me një defekt serioz të lindjes së shtyllës kurrizore ose trurit (defekte të tubit nervor) Mungesa e vitaminës B12 e patrajtuar gjithashtu mund të rrisë rrezikun për të pasur një fëmijë me defekte të tubit nervor.
Anemia në shtatzani - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Testet për anemi

Gjatë takimit tuaj të parë para lindjes, ju do të bëni një test gjaku në mënyrë që mjeku juaj të kontrollojë nëse keni anemi. Testet e gjakut zakonisht përfshijnë:

Testi i hemoglobinës. Ai mat sasinë e hemoglobinës – një proteinë e pasur me hekur në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin nga mushkëritë në indet e trupit.

Testi i hematokritit. Ai mat përqindjen e qelizave të kuqe të gjakut në një mostër gjaku.

Nëse keni nivele më të ulëta se normale të hemoglobinës ose hematokritit, mund të keni anemi nga mungesa e hekurit. Mjeku juaj mund të kontrollojë teste të tjera gjaku për të përcaktuar nëse keni mungesë hekuri ose një shkak tjetër për aneminë tuaj.

Edhe nëse nuk keni anemi në fillim të shtatzënisë, mjeku juaj ka shumë të ngjarë të rekomandojë që të bëni një test tjetër gjaku për të kontrolluar aneminë në tremujorin e dytë ose të tretë.

Trajtimi për aneminë

Nëse jeni anemikë gjatë shtatzanisë, mund t’ju duhet të filloni të merrni një suplement hekuri dhe/ose suplement të acidit folik përveç vitaminave tuaja para lindjes. Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë gjithashtu që të shtoni më shumë ushqime të pasura me hekur dhe acid folik në dietën tuaj.

Përveç kësaj, do t’ju kërkohet të ktheheni për një test tjetër gjaku pas një periudhe të caktuar kohe, në mënyrë që mjeku juaj të kontrollojë nëse nivelet e hemoglobinës dhe hematokritit po përmirësohen.

Ndërsa,për të trajtuar mungesën e vitaminës B12, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që të merrni një suplement të vitaminës B12. Mjeku mund të rekomandojë gjithashtu që të përfshini më shumë ushqime shtazore në dietën tuaj, si p.sh.

  • Mish
  • Vezët
  • Produktet e qumështit
Anemia në shtatzani - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Parandalimi i anemisë

Për të parandaluar aneminë gjatë shtatzënisë, sigurohuni që të merrni mjaftueshëm hekur. Hani vakte të balancuara mirë dhe shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime të pasura me hekur.

Synoni për të paktën tre racione në ditë me ushqime të pasura me hekur, të tilla si:

  • Mish i kuq pa dhjamë, shpendë dhe peshk
  • Perime me gjethe, jeshile të errët (të tilla si spinaqi, brokoli dhe lakra jeshile)
  • Drithëra dhe drithëra të pasura me hekur
  • Fasule, thjerrëza dhe tofu
  • Arra dhe fara
  • Vezët

Ushqimet që janë të pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë trupin tuaj të absorbojë më shumë hekur. Kjo përfshin:

  • Frutat dhe lëngjet e agrumeve
  • Luleshtrydhe
  • Kivit
  • Domate
  • Specat

Gjithashtu, zgjidhni ushqime që janë të pasura me folate për të ndihmuar në parandalimin e mungesës së folatit. Kjo perfshin:

  • Perime me gjethe jeshile
  • Frutat dhe lëngjet e agrumeve
  • Fasule të thata
  • Bukë dhe drithëra të fortifikuara me acid folik

Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për marrjen e një vitaminave prenatale që përmbajnë një sasi të mjaftueshme hekuri dhe acidi folik.

Vegjetarianët dhe veganët duhet të flasin me mjekun e tyre nëse duhet të marrin një suplement të vitaminës B12 gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.