Periudha e shtatzenise eshte mjaft e rendesishme per rritjen e zhvillimin normal te bebit.”Dieta” gjate periudhes se shtatzanise i referohet zakonit te shendetshem te ushqimit per te siguruar qe ju po merrni vlerat qe ju duhen nga ushqimet, per veten, por edhe per bebin tuaj. Te ushqehesh mire gjate kesaj periudhe eshte esenciale per rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Nje gjendje e mire shendetesore, nutricionale e nenes qe para se te filloj shtatzenia, si dhe te ushqyerit ne parametrat e e duhur dhe gjate shtatzenise, jane kushte thelbesore per parandalimin e patologjive me te renda neonatale dhe amtare,jane kushti themelor per nje bebe te shendetshme .

Ushqimi i shendetshem gjate shtatzanise - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Shumëllojshmëria e ushqimit ka rëndësi të veçantë

Një ushqim i larmishëm, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, garantohet marrjen e të gjithë nutrientëve të nevojshëm gjatë periudhës së shtatzanisë. Pjesë e dietës së grave shtatzana duhet të jenë pothuajse të gjtiha kategoritë ushqimore, si frutat , perimet, drithrat, dhe burime të proteinës por dhe bulmet.

Është e këshilluar për gratë shtatzëna, të tregojnë kujdesë me ushqimin, të jetë një ushqim cilësor dhe të konsumojnë të treja vaktet, kjo sepse, do të ndikojë direkt në zhvillimin dhe rritjen e fetusit.

  • Perpiquni te perfshini te gjitha grupet e ushqimeve gjate dites per te marre te gjithe nutrientet qe ju nevojiten. Keni nevoje per 6-11 porcione drithra, 2-4 fruta, 4 ose me shume porcione zarzavate, 4 porcione bulmet dhe 3 proteina (mish, peshk, veze, fasule). Perdorni yndyre bimore, me karar.
  • Zgjidhni ushqime te pasura ne fibra bimore si drithrat e plote (buka e zeze, orizi dhe makaronat integrale etj), frutat dhe zarzavatet.
  • Sigurohuni qe jeni duke marre mjaftueshem vitamina dhe minerale. Konsultohuni me mjekun tuaj per nevojat ne suplemente te tille.
  • Konsumoni minimalisht 4 racione bulmet si dhe ushqime te pasura ne kalcium si bajamet, peshku me hala, spinaqi, majdanozi etj.
  • Zgjidhni te pakten 3 racione nga ushqimet e pasura ne hekur si mishi I vicit ose qengjit, thjerrzat, frutat e thara, spinaqi, gjethet e panxharit etj. Shoqerojini me zarzavate dhe fruta te pasura ne vitamine C si specat e kuq, domatja, brokoli, kivi.
  • Zgjidhni cdo dite te pakten nje burim te pasur te vitamines C si specat, kivi, manaferrat, luleshtrydhet, brokoli, domatja etj.
  • Zgjidhni patjeter nje burim te pasur te acidit folik cdo dite si zarzavatet jeshile, fasulet, mishi I vicit dhe qiqrat. Acidi folik eshte nje vitamine me rol teper te rendesishem ne parandalimin e defekteve te tubit neural te embrionit si spina bifida.
  • Zgjidhni nje burim te mire te vitamines A, nje dite po – nje dite jo. Burime te tilla jane karrotat, kungujt e dimrit, patatet e embla, kajsite dhe gjethet e panxharit. Kujdes: vitamina A nuk duhet marre me shume se c’duhet pasi teprica e saj lidhet me keqformime te fetusit. Per kete arsye eshte mire te evitoni ushqime si melcite pasi jane me shume se c’duhet te pasura ne vitamine A.
Ushqimi i shendetshem gjate shtatzanise - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Ushqimet qe duhen evituar gjate shtatzanise

  • Evitoni pothuajse krejtesisht alkolin. Konsumi I alkolit gjate shtatzanise lidhet me lindje te parakohshme, vonim mendor, defekte te lindjes, transformim te tipareve dhe peshe te ulet te lindjes.
  • Kufizoni kafeinen duke kufizuar kafet ne 2 ne dite dhe eliminoni pijet e gazuar me permbajtje kafeine, sidomos pijet energjike. Mos harroni qe dhe cokollatat permbajne kafeine!
  • Perdorimi I sakharines gjate shtatzanise nuk eshte I preferuar. Mire eshte qe edhe embelsuesit e tjere artificjale dhe pijet dietike te evitohen ne kete periudhe.
  • Beni kujdes me yndyren ne dieten tuaj. Zgjidhni vajin e ullirit per gatimin dhe per sallatat.
  • Meqene se niveli I kolesterolit dhe treglicerideve rritet gjate shtatzanise, mire eshte te kontrolloni ushqimet me permbajtje te larte ne yndyrna te ngurta dhe ne kolesterol.
  • Mos konsumoni peshq te medhenj ne trup pasi kane nivele me te larta merkuri.
  • Evitoni djathrat e bute , te bere nga qumesht I pa-pasterizuar.
  • Evitoni mishin, peshkun dhe prodhimet e detit nese jane te pagatuara.
Ushqimi i shendetshem gjate shtatzanise - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

A mund te vazhdoj te ushqehem si vegjetariane gjate shtatzanise?

Natyrisht qe mund te vazhdoni kete menyre te te ushqyerit edhe gjate shtatzanise. Nese perfshini ne menune tuaj ushqime nga te gjitha grupet dhe kombinoni burimet e proteinave ne menyren e duhur nuk ka asnje problem per mbarevajtjen e shendetit tuaj dhe te femijes. Duke qene vegjetarjane, kujdes I vecante duhet bere me marrjen e duhur te proteinave, kalciumit dhe hekurit. Lexoni me teper rreth dietes vegjetariane.

Pse me duhet me shume kalcium gjate shtatzanise?

Kalciumi eshte I nevojshem ne trup, nder te tjera, per te ndertuar kocka dhe dhembe te forte. Gjithashtu, kalciumi luan rol te rendesishem ne mpiksjen e gjakut, ne funksionin normal te muskujve dhe nervave si dhe ne ritmin e duhur te rrahjeve te zemres. Pjesa me e madhe e kalciumit gjendet ne kockat tona.

Femija qe rritet ne barkun tuaj ka nevoja te medha per calcium ne menyre qe te zhvillohet. Ne se ju nuk merrni sasine e nevojshme te kalciumit nepermjet ushqimit ditor, trupi juaj do te vere ne dispozicion calcium nga kockat tuaja, duke ju vene ne rrezik per humbje te mases tuaj kockore dhe per shfaqje te osteoporozes. Osteoporoza shkakton hollim dramatik te kockave duke I bere ato me te brishta dhe me lehte te thyeshme.

Shtatzania eshte nje periudhe kritike per gruan per te konsumuar me shume calcium. Ne se ju nuk permbushni nevojat ditore ne calcium, pasojat nuk do te jene prezente menjehere. Atom und te shfaqen ne vitet me vone te jetes tuaj, sidomos prane fazes se menopauzes.