Në fillim, para se të nisni së zbukuruari shtëpinë dhe çdo hapësirë tjetër deri te tavolina, duhet të vendosni cila do të jetë tematika që ju do të dëshironit, moderne, elegante, tradicionale, ngjyrat, teketurat. Sapo të gjeni përgjigjen, filloni përgatitjen.
Më në fund gjeta pak kohë të lirë, për të ndarë me ju disa ide sesi mund të pregatisni tavolinën për darkën e krishtlindjeve. Mund të duket sikur kërkonë shumë kohë, por ju do të zbaviteni gjatë pregatitjes dhe më e rëndësishmja, të gjithë do ta adhurojnë. Tryezat që kam pregatitur, kërkojnë produkte të cilat kushtojnë shumë pak dhe një pjesë shumë të mirë të tyre amvisat i kanë në shtëpinë e tyre.

Një nga gjërat e mia më të preferuara është të krijoj gjëra të bukura. Që kur isha fëmijë më pëlqente të krijoja, stiloja gjëra për t’i bërë ato të bukura. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të kem tryezën më të bukur të Krishtlindjeve. Për këtë fillimisht vendosa rreth ngjyrave që do të mbizotëronin. Zgjodha të kuqen, jeshilen e errët, pudrën, ngjyrat e tokës, të gjitha këto për të tu ndjerë sa më festivë, sa më mirëpritëse, sa më të ngrohta.
Në pjesën qëndrore të tavolinës, vendosa 3 tufa me eukaliptus dhe bimë të tjera jeshile zbukuruese, të cilat mund ti gjeni në cdo dyqanë lulesh. Gjithashtu vendosa në skaje edhe disa shegë. Pastaj shtova në mënyrë të crregullt disa zbukurime të pemës, për një prekje shtesë festive dhe kështu përfundojë.
Më mori vetëm 10 minuta dhe doli shumë e bukur. Bonusi kryesor në përdorimin e eukaliptit? Aroma e pabesueshme, ashtu si Krishtlindja në fakt. Përsosmëri.

Le të flasim për pjatat. Kam përdorur pjata të thjeshta të bardha, ndërsa për servisetzgjodha ngjyrën e arit, për të shtuar një ngjyrë festive. Për pecetat, zgjodha ngjyrën e bardhë lino dhe një fjongo prej kadifeje, me një ngjyrë pudre të lehtë, për të mos harruar biskotat me xhinxher të pregatitura në shtëpi, të cilat i japin çdo ambienti një prekje të veçantë. Për të përfunduar tryezën, përdora gotat e mia të preferuara të verës që dhurojnë një prekje modern në tryezë.


Dhe me këtë, po e përfundojë shkrimin për sot. Nëse dëshironi një ide, sesi mund të pregatisni një menu për Krishtlindjet, mund të lexoni këtë artikull, Ne-vigjilje-te-krishtlindjes.
Uroj që të gjithë të kaloni një festë të mrekullueshme, duke krijuar shumë kujtime me familjen dhe miqtë!

