Produktet pa gluten janë ushqime dietike të cilat

a) janë të përbëra ose pregatiten vetëm nga një ose më shumë përbërës që nuk përmbajnë grurë (dmth. të gjitha speciet Triticum), thekër, elb, tërshërë ose varietetet e tyre të modifikuara, si dhe niveli i glutenit  në këto produkte nuk kalon nivelet 20 mg/kg,

b) janë produkte që përbëhet nga një ose më shumë përbërës nga gruri (dmth. të gjitha speciet Triticum), thekra, elbi, tërshëra ose varietetet e tyre të modifikuara, të cilat janë përpunuar posaçërisht për të reduktuar nivelet e glutenin, në vlera që nuk i kalon 20 ppm në total, bazuar në ushqimin e shitur ose shpërndarë tek konsumatori (FAO / WHO Codex Alimentarius  et al.2015).

Termi “pa gluten” i referohet një marrje jashtëzakonisht të ulët gluteni e cila është nën pragun e të qenit i dëmshëm për pacientët me sëmundjen celiake.

Nivelet deri në 10 mg gluten të pastër në ditë u panë se ishin të tolerueshme nga shumica e pacientëve (Catassi et al. 2007). Përkthyer në terma ushqimorë, kjo korrespondon me një nivel maksimal prej 20 mg gluten për kilogram ushqim (= 20ppm), ndonjëherë etiketuar edhe si 20 pjesë për milion (ppm) (FAO / WHO Codex Alimentarius  et al.2015).

Dieta pa gluten - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Dieta e duhur për individët intoleranë ndaj glutenit

Një dietë korrekte dhe e ekuilibruar është thelbësore për të ruajtur një gjendje të mirë shëndetësore dhe efikasitet më të madh të trupit. Prandaj individët celiakë nuk duhet ta përqëndrojë vëmendjen e tyre vetëm në përdorimin e ushqimeve pa gluten, por në të njëjtën kohë duhet të ketë një dietë të ekuilibruar si të gjithë individët e tjerë. Ka shumë produkte të cilat në mënyrë natyrale janë pa gluten dhe kanë qenë gjithmonë pjesë e dietës mesdhetare dhe që mund të përdoren për një dietë të duhur. Nga ana tjetër, përjashtimi i drithërave të rëndësishëm dhe shumë të përhapur në dietën tonë tradicionale si gruri, elbi, thekra dhe kamut mund të ndikojë në zgjedhjet dhe zakonet e përditshme të ushqimit. Prandaj është e rëndësishme të dihen në detaje ushqimet e ndaluara dhe të lejuara dhe individët të jenë të vetëdijshëm se drithërat e ndaluar gjenden në shumë produkte ushqimore dhe rreziku i ndotjes aksidentale shpesh është i pranishëm në proceset e përpunimit të industrisë ushqimore.

Dieta pa gluten nuk duhet të kuptohet si kufizuese ose e lidhur me konceptin e heqjes dorë nga shumë produkte ushqimore, pasi personi celiak ende mund të ndjekë kryesisht modelin tradicional të ushqimit mesdhetar.

Piramida e ushqimit e propozuar përmbledh nocionet themelore të dietës mesdhetare, e cila është e zbatueshme për çdo grup moshë.

Dieta pa gluten - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Në bazë të piramidës është vendosur aktiviteti fizikë, nevoja për të mbajtur një jetë fizikisht aktive dhe për të mbajtur peshën e trupit në ekuilibër.

Aktiviteti i rregullt fizik është një element themelor, si dhe ushqimi i duhur, për të siguruar një gjendje ideale shëndetësore. Aktiviteti fizik nuk nënkupton vetëm aktivitetin që kryhet në palestër ose praktikimin e llojeve të tjera të sportit të strukturuar, por çdo lloj aktiviteti ditor që përfshin përdorimin e muskujve tanë, të tilla si ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve në vend të përdorimit të ashensorëve ose lëvizja me këmbë ose me biçikletë në vend të makinës.Të paktën 30 minuta aktivitet fizik duhet të kryhen çdo ditë, përveç kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Gjithashtu këshillohet konsumimi i rregullt i ujit, duke patur parasysh eleminimin e pijeve me sheqer të shtuar, të cilat favorizojnë mbipeshën dhe problematika të tjera shëndetësore. Duke vazhduar më lart, ushqimet grupohen sipas lëndës aktive kryesorë dhe sipas frekuencës ditore ose javore me të cilën ato duhet të konsumohen, në mënyrë që të sigurohet shpërndarja e duhur e lëndëve ushqyese dietike. Në cështjen e mëposhtme do të jepet një informacion më i detajuara, rreth kategorizimit të produktet që paraqiten në dietën mesdhetare pa gluten.

Klasifikimi i produkteve në një dietë pa gluten

Produktet ushqimore në një dietë pa gluten ndahen në tre kategori specifike:

  1. Produkte ushqimore të lejuara,
  2. Produkte ushqimore të rrezikshme,
  3. Produkte ushqimore të ndaluara.

Kategoria e parë, Produkte ushqimore të lejuara, do të përfshihen ato produkte ushqimore të cilat janë gjithmonë të sigurta për celiakët, sepse këto produkte ose janë në mënyrë natyrale pa gluten ose gjatë proçesit të prodhimit dhe përpunimit të tyre nuk ekzistonë mundësia që të ndoten nga produkte me përmbajtje gluteni.

Kategoria e dytë, Produkte ushqimore të rrezikshme, do të përfshihen ato produkte ushqimore të cilat mund të përmbajnë gluten si përbërës të tyren ose mund të përbajnë gjurmë gluteni si pasojë e një kontaminimi gjatë prodhimit/përpunimit të tyre. Këto produkte janë të sigurta vetëm nëse në etiketë është e shënuar “pa gluten”.

Kategoria e tretë, Produktet ushqimore të ndaluara, do të përfshihen ato produkte ushqimore të cilat gjithmonë do të kenë përmbajtje gluten. Këto produkte nuk janë të përshtatshme të konsumohen nga individët celiakë.

Dieta pa gluten - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.