Sëmundja e celiakisë është sëmundje digjestive e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur “gluten” e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb. Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që ne përdorim çdo ditë si dhe në barna dhe suplemente.

Kur individët me sëmundje celiake konsumojnë produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla. Ngritjet e vogla në formë gishti të mukozës së zorrës dëmtohen ose shkatërrohen. Këto ngritje, të quajtura “vile”, normalisht përthithin lëndët ushqyese dhe i kalojnë ato në qarkullimin e gjakut. Pa këto vile të shëndetshme personi bëhet i kequshqyer pavarësisht sasisë së ushqimit që konsumon.

Çrregullime të lidhura me glutenin. Sëmundja e Celiakisë - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Meqënëse ky dëmtim shkaktohet nga sistemi imunitar i trupit tonë, sëmundja e celiakisë klasifikohet si sëmundje imunitare. Megjithatë, ajo konsiderohet si sëmundje e keqpërthithjes sepse lëndët ushqyese nuk përthithen. Sëmundja celiake gjithashtu njihet si sprue celiake ose sprue jotropikale, enteropati dhe kjo si pasojë e ndjeshmërisë ndaj glutenit.Sëmundja celiake është gjenetike, që do të thotë trashëgohet nga familjarët. Ndonjëherë sëmundja nxitet apo bëhet aktive për herë të parë pas një operacioni, shtatëzanie, lindjeje, infeksioni viral apo situatash emocionale të forta që shkaktojnë stres.

Cilat janë shenjat e sëmundjes celiake?

Sëmundja celiake i prek personat në mënyra të ndryshme. Shenjat mund të jenë në sistemin tretës ose në pjesë të tjera të trupit. Për shembull: një person mund të ketë diarre dhe dhimbje barku ndërsa një tjetër mund të jetë i irrituar dhe depresiv. Në fakt irritimi është një ndër shenjat e shpeshta që shfaqet tek fëmijët. Sëmundja celiake mund të shfaqë një ose më shumë nga shenjat e mëposhtme;  

  • fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta;  
  • diarre kronike;
  • lodhje;
  • anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
  • dhimbje kockash ose të artikulacioneve;
  • osteoporozë, osteopeni; ndryshime në sjellje;
  • mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë (prej dëmtimit të nervave);
  • ngërçe muskulore;
  • konvulzione (të dridhura të forta);
  • mungesë të menstruacioneve (për shkak të humbjes në peshë);
  • infertilitet (mungesë pjellorie), aborte të përsëritura;
  • vonesë në rritje;
  • mungesë zhvillimi foshnjor;
  • plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulçera aftoze;
  • kruarje të lëkurës së skuqur e quajtur dermatitis herpitiform
Çrregullime të lidhura me glutenin. Sëmundja e Celiakisë - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Cili është trajtimi?

I vetmi trajtim për sëmundjen celiake është ndjekja e një diete pa gluten. Kur një pacient diagnostikohet me sëmundje celiake mjeku i rekomandon të konsultohet me një dietolog, i cili do të hartojë një dietë pa gluten. Një person me sëmundje celiake duhet të dijë cilat janë ushqimet që përmbajnë gluten dhe të evitojë konsumimin e tyre.           
Për shumë njerëz, ndjekja e kësaj diete ndalon shenjat, mundëson riparimin e dëmtimeve në zorrë dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme. Tek fëmijët dhe moshat e reja, zorra e hollë shërohet brenda 3-6 muajsh dhe në moshat madhore për dy vjet. Në këtë rast, shërim do të thotë që vilet janë në gjëndje të përthithin lëndët ushqyese dhe t’i kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Si rregull për të qenë të shëndetshëm, individët me sëmundje celiake duhet të evitojnë ushqimet me gluten gjatë gjithë jetës së tyre. Përdorimi i glutenit, qoftë dhe në sasi të vogla, mund të dëmtojë zorrën e hollë. Dëmtimet mund të ndodhin tek të gjithë personat me sëmundjen celiake, edhe tek ata që nuk kanë shenja të dukshme. Në varësi të moshës kur diagnostikohen, disa probleme mund të mos zhvillohen si p.sh. vonesa në rritje dhe çngjyrosja e dhëmbëve.

Çrregullime të lidhura me glutenin. Sëmundja e Celiakisë - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.


Disa individë nuk tregojnë përmirësim edhe pse eleminojnë nga dieta e tyre glutenin. Kjo situatë quhet sëmundje celiake që nuk reagon. Arsyeja më e shpeshtë për mosreagim është sasia sado e vogël e glutenit në dietë kështu që këshillimi me një dietolog është shumë efektiv.

Ekzistojnë edhe raste kur dëmtimet e zorrës mund të vazhdojnë pavarësisht se ndiqet një dietë strikte pa gluten. Individët në ketë situatë kanë dëmtime të rënda në zorrë të cilat nuk mund të shërohen. Për shkak se duodeni i tyre nuk po përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese ato mund të kenë nevojë ti marrin këto lendë nga jashtë, në rrugë venoze. Këta individë duhet të vlerësohen për komplikacione të mundshme.