Çfarë janë antibiotikët dhe përse përdoren ?

Antibiotikët janë medikamente  që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakteriale si në njerëz ashtu edhe në kafshë dhe jo në infeksionet virale. Kjo realizohet duke vrarë qelizat e baktereve ose duke  penguar riprodhimin dhe rritjen e qelizave bakteriale . Antibiotikët ndahen në baktericid – nëse e shkatërrojnë në tërësi bakteret e ndjeshme dhe bakteriostatik – nëse e pengojnë vetëm përkohësisht rritjen e baktereve. Antibiotikët po fillojnë të humbasin efektivitetin e tyre sepse bakteret  po bëhen më rezistente kundrejt tyre  si e tillë shumë mjekime të thjeshta nuk do të arrijnë të luftojnë sëmundje dhe infeksionet e ndryshme në organizmin tonë.

Toksikokinetika e antibiotikëve

Toksikinetika ose toksikokinetika është ajo pjesë e toksikologjisë e cila studion ndryshimet që pëson në kohë përqendrimi i një substance toksike në organizëm gjatë procesit të thithjes, shpërndarjes, metabolizmit dhe eliminimit.

Kontakti i kafshëve me substancat helmuese mund të jetë me të gjitha format dhe mënyrat, por hyrja e këtyre të fundit në organizëm realizohet kryesisht në tre rrugë kryesore: nëpërmjet gojës, lëkurës dhe aparatit të frymëmarrjes. Kinezia ose lëvizja e një substance në organizëm përfshin disa hallka të cilat kushtëzojnë shkallën dhe shpejtësinë e efektit toksik të tyre.

Antibiotikët, rreziqet që lidhen me konsumimin e produkteve shtazore të ndotura. - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Rreziqet që lidhen me konsumimin e ushqimeve të ndotura  nga antibiotikët

1.Rezistenca ndaj antibiotikeve

Gjatë përdorimit të një antibiotiku për të luftuar një sëmundje të caktuar, një pjesë e qelizave bakteriale me kalimin e kohës, por edhe për shkak të modifikimeve gjenetike, bëhen rrezistente kundrejt tij. Këto qeliza shpërndahen më pas nga fekalet e kafshëve dhe mund të arrijnë deri tek uji që përdoret për ujitjen e frutave dhe perimeve, të kalojnë nga pula në vezë, si dhe mund të jenë ende prezente në mishin e papërpunuar. Kur njerëzit konsumojn këto produkte, ajo pjesë e qelizave bakteriale rezistente që kanë arritur të mbijetojnë deri në këtë moment(kanë mbijetuar kundrejtë trajtimeve termike,sterilizimit të produktit,trajtimet mekanike etj ), kalojnë në organizmin e njeriut, ku zhvillohen dhe shfaqin sëmundje. Në këto kushte, ku sëmundja shkaktohet nga qeliza bakteriale të cilat janë më rrezistente, ose duhet të rritet doza e antibiotikut që përdoret specifikisht kundër tyre, ose duhet të përdoret një antibiotik tjetër.

2.Efekte alergjike

Konsumimi i ushqimeve me origjinë shtazore (vezë , mish, qumësht, peshk, molusk etj.) mund të jetë shkak edhe të një reaksioni të tipit alergjik. Në fakt, vetëm një numër i kufizuar rastesh janë vërtetuar shkencërisht, se reaksionet alergjike kanë ardhur si rezultat i marrjes së mbetjeve të antibiotikëve nëpërmjet produkteve shtazore. Që një antibiotik të mund të japë një reaksion alergjik është e nevojshme që ai të lidhet me një proteine transportuese në gjak ose inde. Vetëm pas formimit të kompleksit “antibiotik-proteinë transportuese”, organizmi mund të formojë (prodhojë) antikorpe (IgE) kundër këtij antibiotiku. Manifestimet alergjike janë të kufizuara vetëm në formën kutane (kruajtje, skuqje, edema). Nganjëherë shoqërohen me dhimbje koke dhe marrje mendsh. Në raste më të rënda mund të kemi zmadhim të linfonodulave(janë organe të kapsuluara që vendosen në pikat kyce ku hyjnë antigenet), enjtje të kyceve, bronkospazma etj. Ndër antibiotikët  që shkakton më shumë forma alergjike mund të përmendim penicilinat. Ndersa aminoglikozidikët, sulfamidikët dhe tetraciklinat kanë veti alergjizuese shume më të vogla.

Antibiotikët, rreziqet që lidhen me konsumimin e produkteve shtazore të ndotura. - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

3.Çrregullim i mikroflorës së zorrëve.

Mikroflora e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në fiziologjinë njerëzore. Kjo mikroflorë  vendos kontroll dhe parandalonë kolonizimin e baktereve patogjene në traktin gastrointestinal. Sidoqoftë, studimet kanë treguar që antibiotikët  mund të shkatojnë ndryshime në florën e zorrëve. Shkalla e ndryshimit, sidoqoftë, varet nga dozimi i barit antimikrobik, mënyra e administrimit, biodisponibiliteti i tij, metabolizmi, kohëzgjatja e ekspozimit ndaj ilaçit dhe shpërndarja në trup etj. Crregullimi i florës së zorrëve është raportuar për shkak të përdorimit të antibiotikëve me spektër të gjerë. Drogat e përdorura zakonisht si streptomicina, tylosina, metronidazole, nitroimidazole dhe vancomycin zakonisht shkaktojnë çrregullime gastrointestinal.

4.Fenomene toksike

Shumë antibiotik edhe pse mund të merren në sasi të nivelit të mbetjeve (më rallë ppm dhe më shpesh ppb) mund të shkaktojnë në njerëz, shenja toksike. Janë të njohura disa kategori efektesh që shkaktohen nga mbetjet e antibiotikëve, të cilat japin veprime të veçanta në organe ose aparate të caktuara. Përmendim : Kloramfenikoli eshtë në gjendje të shkaktojë forma të rënda të anemisë aplastike me raste vdekjeprurëse, patogeneza e të cilave është akoma e panjohur. Raste nefrotoksike(toksicitet në veshka) janë vërejtur kur janë marrë sasi të konsiderueshme mbetjesh të antibiotikëve që eliminohen kryesisht me anë të veshkave, si p sh. sulfamidikët dhe antibiotikët aminoglikozidikë (si psh. streptomicina). Së fundi duhet nënvizuar se janë vërejtur intoksikimet e para akute nga marrja e mbetjeve të substancave me veprim farmakologjik, si psh. në Francë dhe Spanjë nga ngrënia e mëlçive të viçave që përmbanin 0,2-0.5 ppm klenbuterol, një agonist i përdorur ilegalisht për pakësimin e dhjamit. Shenjat e helmimit në njerëz shprehen me dridhje, dhimbje koke dhe marrje mendsh. 

Antibiotikët, rreziqet që lidhen me konsumimin e produkteve shtazore të ndotura. - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

5.Efekte teratogene

Quhet teratogene një substancë që ka aftësi të japë efekte toksike mbi embrionin ose fetusin, në një periudhë të caktuar të shtatzanisë e quajtur “periudhë kritike”. Tragjedia e ilaçit talidomide, çoi në lindjen e fëmijëve fokomelikë (fokomelia-gjymtyrë ose ekstremitete ku mungojnë segmentet intermediare si gishtërinjtë, etj.)

Për më tepër informacione rreth efekteve që kanë mbetjet e antibiotikëve në kafshë dhe njerëz,mund të lexoni artikullin e mëposhtëm: