Vitet e fundit po tregohet një kujdes i vecant kundrejt pranisë së metaleve të rënda në produktet e fëmijëve. Në shumë analiza të kryera në këto produkte, është vërejtur se metalet e rënda kanë qënë në nivele të larta, të cilat janë toksike për organizmin e njeriut. Konkretisht rreziku më i madh vjen nga prania e arsenikut, plumbit, kadmiumit dhe mërkurit. Për shkak se këto metale janë kudo në mjedisin tonë, mund të jetë pothuajse e pamundur t’i shmangni ato në dietën e foshnjës suaj. Por ju mund të ulni gjasat që foshnja ti konsumojë ato. Për të filluar, shërbeni një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve të shëndetshme, kufizoni drithërat e orizit dhe ushqimet e përpunuara dhe shmangni lëngjet e frutave të gatshme.

Cfarë duhet të dimë për metalet e rënda toksike

Metalet e rënda toksike të cilat paraqesin rrezik për organizmin e njeriut janë mërkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi. Këto metale akumulohen më së tepërmi në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe/ose në zorrë. Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato depozitohen në qeliza dhe nuk largohen nga trupi.

Alumini është një ndër metalet që kërcënon seriozisht shëndetin e njeriut. Disa prej tyre përmendim, humbja e kujtesës, probleme me ekuilibrin, probleme neurologjike, dëmtime kockash, probleme me frymëmarrjen, fibrozë pulmonare etj. Alumini gjendet në:

-Qumështin pluhur për fëmijë

-Produktet e gatshme të pjekura dhe të përpunuara

-Deodorantë

-Medikamentet kundër aciditetit në stomak

-Medikamente të tjera farmaceutike me faktor ndërlidhës

-Enët e aluminit

-Larësit e flokëve

Kadmiumi, shkakton probleme serioze në tru dhe pengon trupin të përthithë mineralet e rëndësishme siç janë hekuri, zinku dhe kalciumi. Dicka e tillë ul imunitetin dhe shkakton probleme me kockat. Kadmiumi mund të gjendet në:

-Mbulesat e sediljeve të makinës

-Goma

-Vaji i djegur

-Qeramika

-Cigaret

-Qumështi i kondensuar

-Fungicidet

-Miellin e grurit

Plumbi, Ky metal shkakton sklerozën, alzhaimerin, çrregullime në të mësuar, epilepsi, agresivitet, hiperaktivitet dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Plumbi gjendet në produkte si:

-Ushqimet e konservuara

-Tymi i duhanit (duhanpirës ose jo)

-Gazetat e printuara me ngjyrë ose materiale me shkëlqim

-Disa enë qeramike

-Bojë muri në shtëpitë e vjetra

-Tubacionet e ujit në ndërtesat e vjetra.

-Çokollata e rafinuar

-Emetimi i gazrave nga automjetet. Në disa vende përdoret ende benzina me plumb.

Mërkuri, njihet për aftësinë dhe shpejtësinë për të ndikuar negativisht në aftësitë e trurit. Mërkuri shkaktonë çrregullime neurologjike, psikologjike dhe imunitare tek njerëzit, duke përfshirë këtu sëmundjen e alzhaimerit. Shkencëtarët kanë zbuluar lidhje mes këtij metale me aritminë, dhimbjet e kokës, shikimin e turbullt dhe plogështinë. Mërkuri gjendet tek :

-Mbushjet dentare: Shumë dentistë pretendojnë se mbushjet e dhëmbëve nuk çlirojnë subtanca të mërkurit në organizëm, por shumë studime kanë treguar se mërkuri çlirohet si avull dhe ka akses të drejtpërdrejtë në tru dhe gjak.

-Peshku: Mërkuri nuk gjendet tek të gjithë peshqit, por ato të rritur në rezervuar kanë tendencën të kontaminohen me këtë metal.

Si mund ta shmangni praninë e metaleve të rënda në ushqimet e fëmijës suaj

  1. Vazhdoni të shërbeni një larmi të madhe produktesh që janë të pasura me lëndë ushqyese thelbësore. Ushqyerja e fëmijës tuaj me një larmi produktesh të shëndetshme ndihmon në balancimin e vlerave nutritive dhe mund të kufizojë rrezikun e një ekspozimi afatgjatë ndaj metaleve të rënda. Filloni me perime, fruta ose mish dhe lini mënjanë drithërat. Gjithashtu zëvendësoni puret e gatshme me ushqime të cilat I pregatisni vetë. Është e rëndësishme që të mos hiqni frutat dhe perimet nga dieta e foshnjës tuaj. Këto janë kritike për rritjen dhe zhvillimin.
  2. Kufizoni drithërat dhe ushqimet e orizit të bëra me miell orizi, pasi orizi thith rreth 10 herë më shumë arsenik se kokrrat e tjera. Në vend të kësaj zgjidhni drithërat, të tilla si tërshëra dhe elbi.
  3. Në vend të ushqimeve të përpunuara, jepini fëmijës tuaj ushqime të freskëta sa më shumë që të jetë e mundur. Produktet në të cilat gjenden në nivele të ulëta metalet e rënda janë molla, avokado, banane, elb, fasule, djathë, rrush, vezë të ziera, pjeshkë, luleshtrydhe dhe kos.
  4. Ushqeni me gji nëse është e mundur. Ushqyerja me gji dhe jo ushqimi me formula mund të ndihmojë në zvogëlimin e ekspozimit ndaj metaleve.
  5. Nëse përdorni ujë çezme për të pregatitur formulën ose drithërat për foshnje, merrni parasysh që uji i shtëpisë tuaj të testohet për plumb. Metalet janë prezente në ujin e rubinetit, veçanërisht nëse është ujë pusi, ose nëse tubacionet janë shumë të vjetëra. Më së tepërmi rekomandohet të përdorni ujë të blerë për pregatitjen e ushqimit të fëmijës.
  6. Shmangni lëngjet e frutave të gatshme. Në analizimet e kryera, me mosta të marra në disa kompani prodhuese,u vërejt se lëngu i mollës dhe ai i rrushit kishin përmbajtje të arsenikut inorganik dhe plumbit. Nëse i jepni fëmijës tuaj lëngje, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon jo më shumë se 120 ml në ditë për fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç dhe mos përdoren për foshnjat.
  7.  Kufizoni karotat dhe patatet e ëmbla, të cilat shpesh përmbajnë më shumë metale të rënda se perimet e tjera sepse rriten në tokë.

Për më tepër informacione mund të lexoni artikullin e mëposhtëm: https://www.babycenter.com/baby/solids-finger-foods/how-to-avoid-heavy-metals-in-baby-food_9194