Zgjidhja më e mirë dhe ideale për foshnjat gjithmonë do të ngelet qumështi i gjirit, por gjithsesi për arsye nga më të ndryshmet, qumështi i formulës bëhet pjesë e ushqyerjes së fëmijës suaj.

Vlerat nutritive të qumështit janë shumë të rëndësishme për foshnjat dhe sot do të flasim rreth diferencës dhe cila është zgjedhja më e mirë për fëmijën tuaj, qumështi i formulës apo qumështi i lopës.

Në vitin e parë ndodhin shumë ndryshime në dietën e një foshnje.Edhe pse shpesh mund të duket sikur këto ndryshime e balancojnë dhe kompletojnë më mirë dietën e foshnjës, për fat të keqë  jo gjithmonë ndohdë kështu. Në shumë foshnja shfaqen deficenca në disa nutrient si omega 3, hekuri, vitamin D, Jodi, etj.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Zgjidhja më e thjeshtë është ti ofroni fëmijës suaj një dietë të pasur dhe të larmishme, e cila përfshinë të gjitha kategoritë e ushqimit dhe mbulonë nevojën e tij për nutrient dhe energji.

Megjithatë kjo jo gjithmonë mund të arrihet sepse për disa fëmijë është e vështirë të pranohen shije dhe tekstura të caktuara. Zakonisht ata nuk pranojnë produkte të reja dhe preferojnë më së tepërmi ushqimet që janë lehtësishtë të përtypshm, gjë e cila e vështirëson ndjekjen e një diete të pasur .

Në këto raste, qumështi i formulës është një zgjidhje e mirë për të ribalancuar vlerat nutritive të fëmijës suaj.

Qumështi i formulës apo qumështi i lopës, kush është zgjedhja më e mirë? - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Cili është dallimi në vlera nutritive ndërmjetë qumështit të formulës dhe atij të lopës?

Fillimisht duhet të theksojmë që jo të gjitha formulat e foshnjave janë të njëjta. Formulat e duhura për tu përdorur, të cilat balancojnë dietën e fëmijës suaj dhe plotësojnë cdo deficencë, janë ato të cilat përbërësit e tyre i kanë të fraksionuar në mikro dhe makronutrinetë.

Në rastin e makronutrientëve, formula e fëmijëve në kahasim me qumështin e lopës ka të reduktuar sasin e proteinave, yndyrnave të ngopura, karbohidrateve të shtuara, dhe ka në sasi më të lartë omega 3.

Përsa i përket mikronutrientëve, është e rëndësishme të theksohet se formula e fëmijës në krahasim me qumështin e lopës, është e pasur me hekur, jod dhe vitamin D. Rëndësia e këtyre mineraleve vërehet në rritjen dhe zhvillimin fizik, mendor të foshnjës, si përshembull, Jodi ndihmon në rritjen normale të fëmijës, vitamin D ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e kockave, si dhe në funksionimin e sistemit imunitar.

Nutrientë të tjerë mund të shtohen në formulën e fëmijëve të cilat i rrisin akoma dhe më shumë benefitet për foshnjat. Përmendim këtu Laktobacillus, Bifidobacteria dhe fibrat e tretshme, të cilat ndihmojnë në sistemin tretës.

Për më tepër informacione rreth diferencës mes qumështit të formulës dhe qumështit të lopës mund të lexoni artikullin e mëposhtme: https://www.healthychildren.org/English/ages-stages/baby/formula-feeding/Pages/Why-Formula-Instead-of-Cows-Milk.aspx