BLW “ Baby Lead Weaning” është një metodë e cila po përdoret gjerësisht nga prindërit për të shtuar në dietën e fëmijës së tyre ushqimet e ngurta. Ekzistojnë dieta dhe metoda të ndryshme sesi mund të ushqeni fëmijët tuaj, ku njëra prej tyre është dhe metoda BLW). A keni informacion rreth kësaj metode? Do të dëshironit të dinit më tepër rreth kësaj metode dhe ushqimeve të duhura për të pregatitur për fëmijën tuaj? Nëse po, mos e humbisni këtë artikull.

Çfarë është metoda BLW ?

Metoda BLW ju ndihmonë për të shtuar në dietën e fëmijës suaj ushqimet e ngurta, pa qënë e nevojshme ti pregatisni ato në trajtë puresh. Në këtë mënyrë fëmija juaj do të filloj të ushqehet vete me duar, do të dhijosh më shumë ushqimin, por mbi tëgjitha do të jetë më argëtuese për të.

Duhet  patur parasysh, që kjo metodë nuk synon tju ndihmojë sesi të zëvendësoni qumështin e gjirit ose të formulës me produktet e ngurta. Qëllimi i kësaj metode është vetëm të nxisi tek fëmija procesin e vetëushqyerjes dhe të zhvilloj veprimet motorike, por pa zëvendësuar qumështin, i cili do të ngelet burimi kryesorë për nutrient. Nëpërmjetë metodës BLW, ju do të prezantoni fëmijës tuaj me shije, aroma, tekstura të reja, si dhe ju do ta ndihmoni fëmijën të zhvillojë kordinimin e shqisave shikimit-prekjes-shijimit.

Benefitet e BLW  

Me anë të kësaj metode mund të keni shumë benefit, të tilla si:

  1. Stimulon ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës dhe mënjanon mundësin e mbipeshës.
  2. Ndihmonë që fëmija të njohi shije, aroma dhe tekstura të reja .
  3. Ndihmonë në pavarësinë e fëmijës, sepse nxitë vetëushqyerjen.
  4. Duke qënë se në këtë metodë nuk përdoret shumë produktet me kos ose drithëra, fëmija juaj do të marri një sasi më të ulët të sheqerit ose kripës së shtuar në këto produkte.

Si mund ta aplikoni metodën BLW?

Nëse keni vendosur të nisni të aplikoni këtë metodë për fëmijën tuaj, fillimisht sigurohuni të nisni në mosha mbi 6 muajsh. Në të kundërt, mund të filloni aplikimin kur fëmija juaj ka shfaqur disa sjellje të caktuar, si përshembull; 

  • Interes për produkte ushqimore të ndryshme
  • Kur ju e ushqeni, nuk e nxjerr jashtë ushqimin
  • Mund të qëndrojë vetë ulur.

Për të aplikuar metodën BLW, duhet të ndiqni këto hapa:

  • Bëjeni pjesë fëmijën në cdo vakt tuajin. Koha më e mirë është kur fëmija juaj nuk është i lodhur, ose i përgjumësht, ose i uritur. Në këtë mënyrë ai do të jetë më i vëmendshëm dhe do të shfaqi interes për produktet që ju po konsumoni.
  • Uleni fëmijën në tavolinën e ngrënies, në divanë, në prehërrin tuaj, kudo që jut ë dëshironi. Sigurohuni që sa herë fëmija qëndron ulur, ai të ketë një postur të drejtë, të mund të mbajë ekuilibrin dhe të përdori duart e tij lirisht, pa qenë e nevojshme të mbahet diku.
  • Në vendë ta ushqeni fëmijën, ofrojioni atij ushqim. Vendosjani produktin ne dorë dhe lejojeni fëmijën të vetëushqehet.
  • Niseni ushqyerjen e fëmijës me produkte që janë të lehta të menaxhohen prej tij. Gjithashtu në cdo vakt të tij duhet të jetë i pranishëm uji.
  • Është e rëndësishme mos e shpërqëndroni fëmijën gjatë këtij procesi ose ta nxisni, jepini kohën që ai kërkonë.
  • Mos ndaloni së ushqyeri fëmijën tuaj me qumësht( qoftë qumësht gjiri, qoftë qumësht formule) sepse pavarësisht produkteve të reja që po shtoni në dietën e fëmijës, qumështi ngelet burimi kryesor I nutritivëve.
Ç’duhet të dini për metodën BLW ? - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Produktet më të mira me të cilat mund të nisni aplikimin e metodës BLW

Pasi ju njohëm me metodën BLW dhe si mund ta aplikoni këtë metodë, tani do tju tregojm për produktet më të mira me të cilat mund të nisni këtë metodë.

Ka një varietet shumë të gjerë produktesh me të cilat mund të ushqeni fëmijën tuaj, por produktet më ideale janë ato të pasura me hekur.

Ushqimet me të cilat ju mund të nisni :

  • Patate, karrota, bizelet, patet e ëmbla, kungujt, brokoli
  • Kastraveci i prerë në shirita jo shumë të trashë
  • Buka, biskotat
  • Avokado
  • Banane, dardha, molla, etj. (në përgjithësi të gjitha llojet e frutave)
  • Makaronat

Për tu siguruar se fëmija juaj nuk ka alergji nga ndonjë produkt ushqimorë, filloni ushqyerjen vetëm me një produkt dhe ndërkohë monitorojeni nëse do të shfaqi ndonjë shenjë alergjie. Nëse fëmija nuk shfaqë shenja alergjie tre ditët e para, mund të filloni të shtoni produkte të tjera.

Ç’duhet të dini për metodën BLW ? - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Çfarë duhet të keni parasysh në metodën BLW.

Duhet të keni parasysh që disa produkte nuk duhet të përdoren në këtë metodë:

  • Kripa dhe sheqeri
  • Peshk i madh dhe produkte të detit
  • Mishi i gatuar pak ose i gjallë
  • Qumësht lope
  • Frutat e thata
  • Produktet e procesuara ose të skremuara

Shpresojmë që ky artikull tju ndihmojë dhe tju sigurojë këshillat e duhura sesi të nisni vetëushqyerjen e fëmijës. Nëse ju dëshironi të aplikoni ose tashmë e keni nisur metodën BLW, do të dëshironim të mësonim dicka rreth eksperiencës suaj.

Për më tepër informacione rreth metodën BLW mund të lexoni artikullin e mëposhtëm: