Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës që do t’jua zbukurojnë çdo moment.

Kokteilet më të mira të verës

Michelada

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Michelada është një nga pijet e këtij muaji, me prejardhje nga Meksika, një katastrofë e vërtetë pikante. Shija djegëse kombinohet me lëng limoni, salcë pikante dhe birrë meksikane, që është ideale për ushqimet e zgarës.

El Diablo

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.

Bloody Mary

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.

Pina Colada

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Pina Colada, e famshmja dhe e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.

Cosmopolitan

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Cosmopolitan, ashtu si seriali i famshëm “Seksi dhe qyteti” së bashku me lëngun e boronicës, mund të jenë bërë shijet trendi të vitit 2013. Cosmo është një nga koktejet më të preferuara të verës që ka një recetë të thjeshtë vodka, përzierje e trefishtë alkooli, lëng limoni dhe boronicë.

Royal Blush

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga e gjelbër në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.

Mojito

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Me më pak se 95 kalori për 4 oz nga kjo lloj pije, Mojito përbëhet nga sheqer i pastër i marrë nga kallami i sheqerit. Është një kokteil freskues që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos ju lënë përdoruesve të saj shijen e “rreme” të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike. Udhëzimet që ofron Bacardi për këtë pije: Hidhni pijen në një gotë të gjatë të mbushur plot me akull. Vendosini limë dhe mente. Dhe në fund, shijojeni.

La Paloma Suprema

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

La Paloma Suprema, një emër intrigues me një shije që alternon shijen e butë, tekilën e vjetër dhe lëngun e qitros. Prej ekspertëve konsiderohet si një prej koktejeve më të pëlqyera meksikane.

Likeri Goji

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

I konsideruar si një nga frutat me vlerat më të ushqyeshme në tokë, kokrrat Goji janë mbledhur nga murgjit tibetianë dhe janë konsideruar për shumë vite nga vendasit si burim i lumturisë së përjetshme. Goji i siguron këto kokrra legjendare nga luginat e largëta dhe të pandotura të Himalajeve, dhe ekstrakton esencën e frutit në mënyrë që të krijojë likerin më të mirë të çertifikuar. Goji ofrohet në shije të ndryshme me boronicë, qershi dhe kumbull që i japin një shije unike këtij koktejli. Likeri Goji ruan antioksidantët e frutave në një sasi të madhe edhe pas procesit të distilimit. Me 90 kalori për 2 oz nga kjo lloj pije, likeri Goji shfaq shijen e lehtë të tij. Ky prodhohet nga një kompani franceze e angazhuar në prodhimin e pijeve të çertifikuara.

Martinez

10 Kokteile Qe Duhet Te Provoni - cibo.al - Recetat gatimi, jo vetem pasta.

Martinez, pija që i parapriu Martinit klasik të sotëm. Është një nga koktejet që kalon dorë më dorë nëpër festa. Përmban një përzierje të veçantë të xhinit, vermutit dhe lëngut të maraschino-s dhe shijes së hidhur të angostura-s.