Kur permenden embelsirat te gjitheve na shkon goja leng per nje trilece te ftohet ne ditet e nxehta te veres, apo per nje bakllava te mbushur me arra qe piqet ngadale ne furren e zjarrte ne prag te nderrimit te viteve. Per te mos permendur qumeshtorin e gjysheve te cilat e benin me aq dashuri dhe perkujdesje. Edhe pse embelsirat shqiptare e tejkalojne ndonjehere dozen e embelsise, serish ato do te mbeten embelsirat me te mira te cilat na kane shoqeruar qe ne fillimet e jetes.
Bakllava

Bakllava është ylli i Turqisë si dhe i Gadishullit Ballkanik: do ta gjeni kudo ndërsa vizitoni Shqipërinë dhe në madhësi dhe lloje të ndryshme. Varieteti tipik shqiptar i kësaj embelsire të famshme bëhet me arra, por në furrat e bukës dhe pasta ka versionin fëstëk, i cili është edhe më i shijshëm.
Trilece

Një embelsire tjetër e shkëlqyer e njohur mirë në Shqipëri është trilecja. Fjala vjen nga Spanjishtja dhe do të thotë “tortë e bërë me tre qumështe”; në të vërtetë, trilecja përgatitet me qumësht, krem dhe qumësht të kondesuar. Ta quash atë “të shijshme” nuk mjafton. Trilecja është eshte kënaqësi për qiellzën dhe një embelsire e freskët e përkryer për ditët e ngrohta shqiptare.
Shëndetli

Shëndetli është një nga ëmbëlsirat më tipike në Shqipëri dhe bëhet me mjaltë dhe arra, duke e bërë atë një ëmbëlsirë tepër të pasur dhe të ëmbël. Shendetlia pervelohet me sherbet për ta kthyer atë në një embelsire te bute si sfungjer. Kjo është një ëmbëlsirë shqiptare vetëm për ata qe nuk kane frike nga e embla.
Qumështor me Petë dhe Sheqer

Qumështori me Petë dhe Sheqer është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga duart e arta te gjysheve tona. Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke. Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e sherbet qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.
Revani

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare. Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet dhe mjaltë. E përsosur, e lehtë, e shijshme! Fantastike për t’u shërbyer në raste festash por edhe për të krijuar momente të dashura, të ëmbla në familje.
Pufka me Sherbet

Pufkat me sherbet janë një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, fantastike për të ëmbëlsuar familjen e më të dashurit, por edhe për t’u servirur si gosti ndaj miqve. Receta e përgatitjes së tyre është trashëguar brez pas brezi nga amvisat shqiptare, ndërsa sot gjendet në çdo pastçeri të vendit.